TIRANE- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik pritet që të nisë procedurat për plotësimin e vendeve vakante në AMA dhe Këshillin Drejtues të RTSH-së.
Ky u ngrit si shqetësim edhe pak ditë më parë në këtë komision, ku nënkryetari i këtij komisioni, Alfred Peza kërkoi shkarkimin e Endira Bushatit nga posti i drejtorësh së AMA dhe fillimin e procedurës për shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTVSH dhe emërimin e këshillit të ri, nga i cili do të zgjidhet dhe drejtori i RTVSH.
Për deputetin socialist, aktualisht RTSH-ja ndodhet në një moment paligjshmërie. “Përveçse një institucion i politizuar dhe jo profesional, aktualisht RTSH-ja ka një moment paligjshmërie, për shkak të skadimit të mandateve të anëtarëve të Këshillit Drejtues, të Bordit Administrativ dhe të Drejtorit të Përgjithshëm”, shkruan Peza në Facebook.
“Duhet ndalur rrënimi i mëtejshëm i këtij institucioni, duke e rikthyer atë në binarët e profesionalizmit dhe ligjshmërisë, në shërbim të të gjithë shqiptarëve”, përfundon shënimin e tij, deputeti socialist Alfred Peza.
Shkrimi u publikua sot (15.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com