Nesër protesta e Berishës para gjykatës së Lartë, gazetarja zbulon 2 skenarët për vulën e PD: Nëse ndodh i dyti, duhen edhe muaj të tjerë për vendimin

 

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka zbuluar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj se vendimi që mund të marrë gjykata e Lartë nesër për vulën e PD-së, nuk është final.

Ajo zbuloi se ka dy skenarë, njëri është pranimi i kërkesës së Rithemelimit duke lënë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit për njohjen e Kuvendit të Berishës në 11 dhjetor 2021. Ndërsa skenari tjetër është që çështja të rikthehet për shqyrtim në gjykatën e Shkallës së Parë. Sipas gazetares, nëse ndodh skenari i dytë do të duhen muaj kohë që të dilet me një vendim përfumditar.

“Nuk mund të themi se do të jetë vendimi final. Është ankimuar vendimi i gjykatës së Apelit që e ktheu për rishqyrtim nga themeli. Kërkon të mbetet në fuqi vendimi i Agron Zhukrit. Nëse gjykata dotë pranojë kërkesën e Rithemelimit, mbetet në fuqi vendimi i Zhukrit që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit të Sali Berishës. Nëse nuk e pranon kërkesën e Apelit, do të shqyrtojë cështjen në shkallën e parë.  Duke patur dyndjen e madhe të dosjeve që ka gjykata e shkallës së parë, do duhen disa muaj kohë. Do duhen disa muaj nëse pranohet vendimi i gjykatës së Apelit për të rrëzuar vendimin e Zhukrit”- tha gazetarja në “Studio Live”.

Banushi nënvizoi masat e sigurisë të marra në gjykatën e Lartë dhe në GJKKO për seancat e ditës së nesërme.


Lajmi kryesor:

Protesta e Berishës para gjykatës së Lartë për vulën e PD, Kadilli: Kujt nuk do t’i pëlqejë vendimi, të krijojë parti tjetër!


B.V/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve