Nesër protesta, opozita kërkon 3 orë leje! Në Tiranë do bllokohet mbikalimi tek Kthesa e Kamzës 

Nesër protesta, opozita kërkon 3 orë leje! Në Tiranë do bllokohet mbikalimi tek Kthesa e Kamzës 

Protesta e PD-së, 7 tetor 2024

Tirane- Policia e Tiranës është njoftuar nga Partia Demokratike për tubimin që do të mbahet nesër në orën 17:00 me bllokimin e disa akseve kyçe. Në kryeqytet protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës.

Policia është njoftuar për 3 orë, por nuk dihet se sa do të vijoj qëndrimi i tyre. Në njoftimin e policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse do të qëndrojnë vetëm aty, apo do të lëvizin në pika të tjera, informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema. 

Udhëheqësit e PD-së në qarqe kanë organizuar qytetarët në rang qarku për të organizuar atë që Berisha e quan 'mosbindje civile' përmes bllokimit të rrethorrullimeve kryesore në Shqipëri. 

Bëhet fjalë për rrethrrotullimin tek Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit.

Bllokimi i akseve te tjera
Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan" shkruan Gjekmarkaj. 

Pothuasje e gjithë policia rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve. Po ashtu në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Ndërkohë Policia ka njoftuar organizatorët se i garantohet e drejta e tubimit, por bllokimi i rrugëve është vepër penale.

Kur ndodhemi vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare tashmë opozita ndodhet në një situatë të vështirë, me dy liderë në hetim nga SPAK për akuzën e korrupsionit. E ndërsa Ilir Meta po hetohet nën masën e arrestit burg në qelitë e burgut 313, Berisha i marrë i pandehur pret nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie' vendimin e GJKKO-së për dosjen e aferës Partizani. Kjo e fundit do të vendosë nëse do e cojë dosjen për gjykim apo do e kthejë në SPAK, apo do e pushojë.

Protesta e parë e asaj që nga PD quhet 'mosbindje civile' ishte më 7 tetor. Zgjati 3 orë. U vu re një orvatje pa një itinerar të qartë, ku qëllimi kryesor ishte molotovi drejt institucioneve kryesore në Tiranë dhe thyerja e reklamave nëpër rrugët e kryeqytetit. Pjesëmarrja në protestë ishte më pak se ishte paralajmëruar.  E vërtetuan edhe pamjet ekskluzive me dron që solli Report Tv.  

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boti: 28/10/2024 11:23

    Prej ketyre jemi keshtu sic jemi sot , as program as motivim as premtime boshe , vetem rremuj kaos dhe dhune percjellin

    Përgjigju
    • Armela: 28/10/2024 12:08

      Prape fajin opozita ta paska? Premtimet e ketyre, boshe. Po ky qe ke siper dhe PS-ja, sa premtime te kane dhene deri sot e sa kane mbajtur? Me keq akoma. Ndersa per rremuje, kaos e dhune, dihet kush i ka bere jete e mot ne kete vend. Partia komuniste, e bere pastaj e Punes, e bere pastaj Socialiste. Edhe nese ste pelqejne keto, kjo eshte e verteta. Nga shkrimi duhet tipik trushplare ose pa memorje.

  • Tutu: 28/10/2024 10:34

    Keta idiotet e opozites , kaq te trashe jane , nuk e kuptojne qe keshtu merzisin njerzit e zakonshem dhe jo qeverine .. keshtu i bejne mire PS se..

    Përgjigju
  • ccc: 28/10/2024 10:16

    Jo Kthesa e Kamzes po Kthesa e Likes!

    Përgjigju
  • Doktori: 28/10/2024 10:06

    Idiotësia e rradhës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Letra e Ali Ahmetit, analisti për Report Tv: Alarm për të tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar! Në Maqedoninë e Veriut mund të ketë rritje tensionesh

Letra e Ali Ahmetit, analisti për Report Tv: Alarm për të tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar! Në Maqedoninë e Veriut mund të ketë rritje tensionesh