PRISHTINË - Qytetarët e Komunës së Gjakovës nesër rreth orës 14:00 do të protestojnë kundër deklaratës së Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanovic, ku protestuesit e 6 janarit i quajti egërsira.
Mimoza Shala, organizatore e kësaj proteste e cila është invalide e luftës si dhe anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Gjakovës, ka treguar për KosovaPress-in, se nesër rreth orës 14:00 do të protestojnë te parku i qytetit në këtë Komunë si dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që të reagojë ndaj ofendimit që Jabllanovici u bëri qytetarëve të kësaj komune.
"Protesta do të jetë e qetë, ne do të kërkojmë që të reagojë Qeveria e Kosovës ndaj deklaratës së ministrit i cili u shpreh ashtu. I ka ofenduar protestuesit që kanë protestuar në mënyrë paqësore", tha ajo nëpërmjet telefonit.
Shala ka treguar se deri tani thirrjes për protestë u janë përgjigjur shumë ish- luftëtarë të komunës së Gjakovës, studentë si dhe shoqëria civile.
Edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti sapo ka shpërndarë një lloj pankartë që bënë thirrje për protestë./ATSH/
/Shqiptarja.com