Nesër prova e tretë e 84 votave/ Taulant Balla kap 'peshqit e parë' (VIDEO)

Maxhoranca vihet nesër përballë provës së tretë për të bërë 84 vota për ligjet me shumicë të cilësuar. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i ka bërë thirrje disa herë LSI-së që të bashkohet me PS për të votuar ligjin për "Magjistraturën" dhe ndryshimet në Kodin Rrugor. 

Mësohet se socialistët janë në kontakte të vazhdueshme edhe me elementë të opozitës për të bërë të mundur votimin e këtyre projektligjeve. Por kjo fundjavë, Ballën e ka gjetur në natyrë teksa ka preferuar të dalë për peshkim.

Siç duket edhe nga kjo video e siguruar nga Report Tv, Balla ka kapur peshqit e parë në një liqen të panjohur. Mbetet për t'u parë nëse socialisti do ketë të njëjtin fat edhe nesër, kur për të bërë 84 vota duhet "peshkuar" në radhët e LSI...

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën