Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u shpreh sot se mësimi do rinisë të hënën, pasi parashikimet e motit dhe situata e përmbytjeve flet për një përmirësim të ndjeshëm. Nikolla tha se 27 shkolla në zonat e prekura nga përmbytjet, si Vlorë, Fier dhe Kamëz, nuk do të zhvillojnë mësim. Sipas saj, mësimi në këto shkolla do pezullohet për pesë ditë. "Si rezultat i masave të marra, është bërë e mundur që mësimi të rifillojë nesër, ditën e hënë, 4 dhjetor", tha Nikolla. "Por, numri i shkollave me probleme janë vetëm 27, ku nuk do rifillojë mësimi", shtoi ajo.
Ndër shkollat ku nuk do zhvillohet mësim nesër janë 9 shkolla në Fier, 5 në Vlorë, katër në Tiranë, tre në Dibër, dy në Kukës, dy në Pukë dhe nga një shkollë në Krujë dhe Kavajë. Ndërsa për shkollat e tjera, mësimi do të vijojë normalisht ditën e nesërme, pas pezullimit dyditor për shkak të përmbytjeve masive. Ministrja sqaron se orët e mësimit do të kompensohen. Për mësuesit e shkollave të dëmtuara, Nikolla bën apel të angazhohen në ndihmë të banorëve.
Shkollat ku s'do ketë mësim për 5 ditë
KUKËS - 2 shkolla, shkolla 9 vjeçare Fshat Grykë Çaji dhe shkolla Cikël i Ulët, Domoaj.
PUKË - 2 shkolla, e Mesme e Bashkuar në Iballë dhe 9-vjeçare Fierzë në Fushë Arrëz
DIBËR - 3 shkolla, Katund i Ri, Muhur, Radomirë
KRUJË - 1 shkollë, "Vesel Brama", Nikël
TIRANË - 4 Shkolla, shkolla “Gjysylkanje” në Pezë, Kopshti "Bashkim Berisha" Ndroq, shkolla "Niko Hoxha" Kamëz, dhe shkolla Dritas në Zall Herr
KAVAJË - 1 shkollë, 9 vjeçare në Golem
FIER - 9 shkolla, shkolla Lëvizja Demokratike, Povelç, Darzezë, Ferras, Xhavit Fetahu, Bishan, Boçovë, Pishë, Çerven, Rakip Kryeziu, Çlirim.
VLORË - 5 shkolla, shkolla Isamil Qemali, Novoselë, Kafil Malaj, Novoselë, Loni Mone, Novoselë, Deriba Derri, Selenicë, Sadik Zotaj, Selenicë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO









