Nesër seanca për regjistrimin e partisë 'Bindja Demokratike'

Nesër seanca për regjistrimin e partisë 'Bindja Demokratike'

Astrit Patozi

TIRANE-Nesër në orën 14:00 do të zhvillohet seanca për regjistrimin e partisë më të re opozitare 'Bindja Demokratike'. Gjyqtar do të jetë Ervin Pollozhani. Ditën e djeshme Bindja Demokratike dorëzoi në gjykatë kërkesën për regjistrim me katër mijë firma.  Partia që koordinator të saj ka Astrit Patozin, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike do të garojë në zgjedhjet e 30 qershorit.  Po dje Fabjan Topallaj regjistroi në Komisionin Qendror Zgjedhor aplikimin e "BD-së" për tu bërë pjesë e zgjedhjeve.

Arbër Skënderi, Valbona Mezini, Fabion Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, janë anëtarët e mandatuar përkohësisht, deri në zgjedhjen e forumeve drejtuese sipas statutit të partisë, që me shumë gjasa kryetar do të zgjedhë Astrit Patozin. Mes tyre është edhe Andi Përmeti, i cili një javë më parë mori mandatin e deputetit nga KQZ, si kandidat në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës në qarkun e Korçës, pasi opozita dogji në bllok mandatet.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja