Sfida me Çekinë, Rraklli: Kemi ekip me cilësi, do të fitojmë! Lojtarët më të mirë të vijnë të luajnë me Kombëtaren

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër kundër Çekisë në "Air Albania", sfidë kjo e vlefshme për grupin E të Euro 2024 dhe që merr jetë në 20:45. Kuqezinjtë mbajnë vendin e parë në grup me 10 pikë, teksa Çekia me një ndeshje më pak ka tetë pikë për vendin e dytë dhe vjen si e pamposhtur.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Altin Rraklli, ka besim se nesër kombëtarja do të fitojë ndeshjen me Çekinë. Rraklli tha për gazetarin Arbër Hitaj, se ne kemi një ekip me cilësi e se nuk jemi rastësisht në vend të parë në grup.

'Nëse do të analizojmë grupin tonë duhet ta presim këto dy ndeshje që të japim një mendim më të mirë dhe për ekipin dhe për trajnerin. Po shihja listën e  Çekisë ato luajnë të gjithë në kampionatin çek lojtarët tanë luajnë në të gjitha ekipet e Europës. Ne kemi cilësi, nuk jemi kot aty. Por duke përfshirë edhe shpirtin e garës. Çekia është skuadër elitare pasi luan në grup dhe kemi të bëjmë me një skuadër të fortë. Por duke marrë parasysh ecurinë e ekipit tonë, unë kam përshtypjen që nesër do të jetë e vështirë, por nuk besoj se do të mundemi. Kam besim se do ta fitojmë nesër ndeshjen. Armando Broja do të na bënte punë për ndeshjen. Ka kualitete të jashtëzakonshme dhe i vlen skuadrës.’- tha Rraklli.

I pyetur në lidhje me pyetjen tendencioze të gazetarit nga Kosova për trajnerin Sylvinho, nëse kanë në projekt që të marrin më shumë lojtarë nga Kosova, ish-futbollisti i kombëtares tha se lojtarët më të mirë shqiptarë të luajnë me kombëtaren e Shqipërisë e se kush nuk ia del të luajë me atë të Kosovës.

‘Lojtarët më të mirë shqiptarë kudo që janë të vijnë te kombëtarja e Shqipërisë. Kush nuk ia del të luajë me Shqipërinë mund të kalojë te ajo e Kosovës. Jemi shqiptarë, kjo kombëtare është e shqiptarëve. Nuk e kuptoj pyetjen tendencioze të gazetarit nga Kosova për Silvinhon.’- tha Rraklli.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet