Nesër, në orën 15:00, do të luhet një takim interesant në “Olimpico”. Lazio pret Atalantën, dy skuadra me objektiva të ndryshme, që kërkojnë fitoren, e para për Champions, ndërsa e dyta për Europa League.
Për këtë ndeshje, në një intervistë ka folur portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili rikthehet në “Olimpico” dhe gjen përballë portierin tjetër kuqezi, Thomas Strakosha.
Si një ish i Lazios, por tashmë i zëvendësuar nga patrioti i tij, gardiani kaloj 3 vite ne kryeqytet. “Lazio ishte një përvojë thelbësore për mua. Megjithatë, mendova se do të gjeja më shumë hapësira. Kisha nevojë të rritesha”, - shprehet Berisha.
Gjithashtu ai flet edhe për rëndësinë e ndeshjes, por edhe veçantinë, pasi përballë do të ketë shokun e tij të kombëtares, Strakosha.
“Ndeshja e parë përfundoj 3-3 dhe e sigurtë që do të jetë një tjetër ndeshje e bukur. Nuk kam frikë nga Strakosha, tani për tani jo. Ne kemi një marrëdhënie të bukur, jemi shumë të ngjashëm. Ai është e ardhmja e Shqipërisë. Kam frikë këtë fundjavë nga Immobile, sepse ai është në një formë të jashtëzakonshme dhe është i fortë fizikisht”, - përfundoj Berisha.
Komente











