Nesër votohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Rama: Në atë draft janë reflektuar dëshirat e dy opozitave, PS është treguar e përulur në këtë proces (VIDEO)

PS dërgon nesër në parlament votimin e draftit për ndryshime në Kodin Zgjedhor, ku kryeministri Rama tha se ka në kohë për dialog e konsensus dhe ka një kohë për t'i dhënë fund diskutimeve dhe të kalohet në veprim. Ai tha se në draftin që do dërgohen në parlament të hënën nuk ka asnjë gjë ashtu si i do mazhoranca, por janë të gjitha gjëra se ashtu i do opozita parlamentare dhe jashtë parlamentit. Rama tha se opozita po ushtron fuqinë e saj përmes mazhorancës në kuvend edhe pse ka djegur mandatet, dhe kjo falë PS që është treguar mjaft e përulur në këtë proces.

"Në këtë proces ne kemi qenë shërbëtor të përulur të të tjerëve. Këtë e them me plot gojën, kemi bërë atë që nuk e ka bërë kurrë asnjë parti. Përveç opozitës brenda kuvendi kemi shërbyer edhe për një opozitë jashtë saj. Të gjithë kanë marrë shumë më shumë se sa ne nga ky proces në sensin e saj që kanë dashur. Ne nuk kemi marrë atë që kemi dashur nga ky proces. Ka aty gjëra që janë sepse kështu i do opozita si jashtë dhe brenda parlamenti, ndonjë gjë që është aty se kështu e duam ne aty nuk ka. Ka një moment për ti dhënë fund diskutimeve ku dy palët e tjera tërheqin nga vetja dhe duan gjithçka, kjo s'mund të ndodh pasi jemi dhe ne, për carë jemi këtu ne. Nuk mund ti kënaqim dot të dyja palët. Konsensus është tek kushtetuta dhe jo tek bisedat dhe marrëveshjet jashtë kushtetutës. Do të ishte mrekulli që 100 % e partive të ishin dakord në 100 % të gjërave por kjo nuk ndodh. Të gjithë ata që janë në moshën e pjekurisë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe koston që kanë veprimet e tyre. Kur ikën nga parlamenti duhet ta dinin se nuk mund të kishin më fuqi ne te edhe pse duhet thënë se ata fuqinë e tyre po e ushtrojnë përmes nesh. Kjo është për të shpjeguar se kemi bërë të gjitha përpjekjet për një konsensus sa më të gjerë, por konsensus për 100% të gjerave nuk kemi dhe nuk mund të rrimë të presim, pasi palët janë shumë larg njëra tjetrës. Nesër ligji do marri aq vota sa do marri dhe do vendoset", tha Rama


Lajmi kryesor:

PS platformë online për komunikimin me anëtarësinë/ Rama: Presim vlerësimin me pikë të tyre për kandidatët për deputetë! Drafti votohet nesër, kemi qenë shërbëtorë të 2 opozitave në këtë proces


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv