Të enjten, në seancë plenare të posaçme, do të votohet për ndryshimet qeveritare që tashmë janë dekretuar nga presidenti. Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka deklaruar se qeveria ka rrëzuar kërkesën e deputetëve demokratë për debat në seancën e të enjtes pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri.
“Qeveria rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për debat dhe kërkon të ndryshojë mienistrat në heshtje të plotë. Arsyeja është e thjeshtë, Rama s’mund të lejojë të dalë zbuluar para të vërtetave, që largimi i disa ministrave lidhet me faktin se gjenden para arrestimit. Vjedhja e inceneratorëve dhe koncesionet nuk do kalojnë paq siç shpreson Rama!”, shkruan Gështenja në Facebook.
Kryeministri Rama firmosi propozimet për disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Arben Ahmetaj nuk do të jetë më zv. Kryeministër, ndërsa vendin e tij si numri dy i Qeverisë do ta zërë Belinda Balluku, e cila do ta mbajë edhe postin aktual të ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë. Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetajt, si zv.kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin, dhe në vend të tij ka emëruar Ballukun, si zv.kryeministre. Ndërsa ministria e Shtetit për Rindërtimin, për kreun e qeverisë e ka përmbushur misionin, kjo dhe fale kontributit të Ahmetajt. Rama tha se kriza energjetike si dhe integrimi i vendit drejt Bashkimin Europian, janë tashmë dy prioritetet e qeverisë, për të cilat janë bërë edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Ndërkohë në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me BE-në, kryeministri Edi Rama bën të ditur se si kryenegociatore është emëruar Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Zef Mazi. Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti për marrëdhëniet me BE-në pranë kryeministrit. Kreu i qeverisë ka falenderuar kryenegociatorin Zef Mazi për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave.
K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3114
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthehet ‘Kuvendi Popullor’, mazhoraca prezanton buxhetin në komisione dhe ndryshon emërtesën në dokumente! Gështenja: Ju mungon vetëm ylli tek logoja
11 Nëntor, 17:08
-
Përjashtohen 24 deputetë të PD-së/ Krashi: U dogjën karrige dhe turistët na pyetën mos ka lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme
2 Tetor, 21:30
-
Dogjën karriget, dhunë e kaos në Kuvend! Ndëshkohen 24 deputetët e PD-së! Bardhi, Noka e Nallbati përjashtohen 2 muaj, 10 ditë për Palokën e 40 për të tjerët! Dëmet do i paguajnë nga rroga e tyre
2 Tetor, 14:58
-
Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD! Nesër vendos Sekretariati i Etikës (EMRAT)
1 Tetor, 10:56
-
Dhuna e djegia e karrigeve në Kuvend! Kallëzohen në SPAK 23 deputetë të opozitës, JA EMRAT! Ministri Hoxha: Akt vandalizmi i papranueshëm
1 Tetor, 10:18
-
Dosja 'Babale'! Pamjet e turpshme, Salianji në Apel me grup deputetësh demokratë presion gjyqtarëve para vendimit! Prokurori kërkon 1 vit burg, avokatët pafajësi! Gjykata vendos më 26 shtator
20 Shtator, 10:42
-
Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në Qeveri: Ja sa vota morën ministrat e rinj! Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit
30 Korrik, 11:35
-
Ndryshimet në qeveri, Meta: Larje hesapesh brenda PS, Rama frikë nga ‘dëshmia’ e Ahmetajt! Vëngu me nënshtetësi greke? Mund të punojë kundër çështjes së detit
29 Korrik, 13:54
-
Elisa Spiropali takon presidentin Begaj, Socialistët mbledhin mbi 30 firma për propozimin e saj si kryetare Kuvendi
29 Korrik, 12:39
-
Ndryshimet në qeveri, pritet dekreti i Begajt! Rama prezanton në PS ministrat e rinj dhe kreun e grupit! Seanca e posaçme shtyhet për nesër
29 Korrik, 07:32
-
Skënder Minxhozi: Ta gëzosh qeverinë teknike, Doktor!
28 Korrik, 22:00
-
Deputeti Lavdrim Krashi shpjegon ndryshimet: E rëndësishme të mos biem në vetëkënaqësi! Jemi afër zgjedhjeve, duhet rinovuar ekipi
28 Korrik, 19:39