Nesër në Kuvend rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, Balla: Ditë solemne, opozita të marrë pjesë! PD: Të shtohet dënimi i gjenocidit serb në Kosovë

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla thotë se dita e nesërme do të jetë një ditë solemne për Kuvendin e Shqipërisë, pasi në rend ditë do të jetë edhe projekt-rezoluta e propozuar nga PS, kundër raportit të Dick Marty-t. Balla i bëri ftesë edhe opozitës që të jetë e pranishme pasi do të ishte nder dhe se nuk ka nevojë për një sherrnajë. Rëndësi tha Balla, është heqja e baltës së hedhur padrejtësisht kundër luftës së Kosovës.

'Nesër në rend ditë do të jetë një rezolutë e rëndësishme që rrallë herë i bie radha të diskutohet, mbi pabazueshmërinë e pretendimeve lidhur me trafikimin e organeve në Shqipëri dhe Kosovë, pretendime të ngritura 11 vite më parë. Pas më shumë se 11 vite ne propozuesit iniciojmë këtë rezolutë mbi bazën e proceseve të zhvilluara, ritheksoj se duhet nënvizuar fakti se kemi të bëjmë me një rast ku janë kryer verifikime. Nesër çdo anëtar duhet të jetë në Kuvend do të ishte nder dhe nuk kemi nevojë për sherrnajë. Rëndësia që ka, heqja e një balte të hedhur padrejtësish kundër luftës së Kosovës është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë. Rezolutat e tjera më duken pa sens ku 23 vite nga çlirimi ne t’i kthehemi edhe njëherë. Nesër do t’ju njoh me të gjitha rezolutatat, janë 19 rezoluta dhe deklarata”, tha Balla.

Ndërkohë në Kuvend është dorëzuar edhe kërkesa e opozitës që rezolutës t’i bashkangjitet edhe dënimi i gjenocidit serb në Kosovë. Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Rezoluta e PS-së për raportin e Dick Marty-t, PD dorëzon në Kuvend amandamentet: Të shtohet edhe dënimi i gjenocidit serb

1657806624_alibeaj.JPG

Kryetari i grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibej ka depozituar amandamente për Projekt-rezolutën e propozuar nga PS-së kundër raportit të Dick Marty-t për luftën në Kosovë. Në amandamentet e propozuara nga PD kërkon që të shtohet edhe dënimi i gjenocidit serb ndaj Kosovës.

‘Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

Lënda: Amendamente për Projektrezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.

Drejtuar: Sekretariati për Procedurat dhe Votimet

Të Nderuar Anëtarë,

Me Urdhërin Nr. 65, datë 19.07.2022, kryetarja e Kuvendit Znj. Lindita Nikolla ka urdhëruar mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 21.07.2022, ora 10:00. Në pikën 3 të rendit të ditës është përcaktuar shqyrtimi i “Projektrezolutës “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.

Kjo projektrezolutë është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë në datën 18.07.2022 nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste. Pas shqyrtimit në Komisionit për Politikën e Jashtme, projektrezoluta është miratuar dhe i ka kaluar për shqyrtim seancës plenare. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbështetur këtë projektrezolutë, ashtu sic ka bërë me cdo dokument a akt tjetër që i vjen në ndihmë konsolidimit shtetit të Kosovës. Megjithatë, ne vlerësojmë se kjo projektrezolutë është e paplotë, prandaj do të propozojmë dy amendamente për shqyrtim dhe miratim në seancë plenare.

Neni 99, pika 3 e Rregullores së Kuvendit përcakton se “Amendamentet me shkrim për projektrezolutën ose projektdeklaratën duhet të jenë të regjistruara në Sekretariatin për Procedurat dhe Votimet 24 orë para kohës së caktuar për zhvillimin e debatit dhe t’u jenë shpërndarë deputetëve. Pas përfundimit të debatit të përgjithshëm, autori i amendamentit ka të drejtë të paraqesë propozimin e tij për jo më shumë se 5 minuta dhe çdo deputet ka të drejtë të diskutojë deri në 5 minuta për amendamentin e paraqitur.”

Në zbatim të dispozitës së sipërcituar, në vijim po paraqesim amendamentet për Projektrezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.

Konkretisht, pas pikës 16, kërkojmë shtimin e pikës 16/1 me përmbajtje si më poshtë vijon:

16/1.  Duke pasur parasysh deklaratat e fundit publik të Dick Marty se po kërcënohet nga “elementë radikalë serbë” me ekzekutim me qëllim përfundimtar fajësimin e njerëzve “nga Kosova për këtë”, cka rikonfirmon përpjekjet e mëtejshme për ta njollosur të vërtetën dhe UÇK-në.

Në vijim pas togfjalëshit “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, të shtohet një paragraf me përmbajtje si vijon:

Duke konstatuar se Republika e Serbisë po mundohet t’i shmanget përgjegjësisë, duke u fshehur pas sajesave, të cilat kërkojnë të paraqesin para botës viktimin për agresor, Kuvendi i Shqipërisë dënon genocidin, spastrimin etnik dhe masakrat e kryera nga ushtria serbe me urdhër të Sllobodan Milloshevicit mbi civilët e pafajshëm të Kosovës.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin. KRYETARI Enkelejd ALIBEAJ’- thuhet në njoftimin e PD-së.

Ora 12:51
Integrimi në BE, PS: Ftesë të sinqertë opozitës për bashkëpunim

Rrugëtimi i Shqipërisë në rrugën e integrimit kërkon angazhimin e të gjitha forcave politike në vend, dhe ndaj mazhoranca thotë se e ka një ftesë të sinqertë drejt opozitës, duke i qëndruar përjashtimit nga ky proces të Sali Berishës të shpallur non grata.

‘Unë nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje nevojës që ka shprehur kryeministri, kur tha se duhet ta kemi opozitën, flas për atë opozitë të përgjegjshme, nuk flas për një element të caktuar që i ka shpallur luftë aleatëve të Shqipërisë, ftesa është e sinqertë. Kërkon përgjegjësi nga ana e çdo deputeti. Gjithçka ne synojmë ta kryejmë në bashkëpunim me opozitën shqiptare pasi ky është një proces ku gjithë-përfshirja është thelbësore’- tha Balla.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • serjan: 20/07/2022 15:45

    Shikoni se cfar opozite rembythje kemi... Po kur ishit ne pushtet me gjith drejtesine e shpellareve perse nuk i ngritet keto kerkesa...

    Përgjigju
  • Fatloqe Gazi Çafaj: 20/07/2022 14:28

    O çfar tmerri nipi kriminelit Isa Toska Enkeled Alibajga bën politikën Shqiptare. Kjo tregon fundin e Shqipris.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim