Nesër votohet ngritja e Komision
për shkarkimin e Çefës

Nesër votohet ngritja e Komision<br />për shkarkimin e Çefës
TIRANË - Nesër seanca plenare do të votojë ngritjen e Komisionit Hetimor për të shkarkuar dy anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, deputetët me 15 vota pro dhe një kundër miratuan raportin i cili do t’i depozitohet nesër seancës plenare për të ngritur një komision hetimor i cili do të shqyrtojë shkeljet e dy anëtarëve të KLD-së. I vetmi përfaqësues i opozitës, Nard Ndoka ishte personi i cili plotësoi kuorumin e nevojshëm në mënyrë që raporti i 39 deputetëve të kalonte në seancë plenare.

Mbledhja
Deputetët e mazhorancës e nisën mbledhjen e tyre me dy përfaqësuesit e 39 firmëtarëve të kërkesës për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së. Konkretisht Taulant Balla dhe Alfred Peza ishin të ftuar si dy përfaqësuesit e deputetëve ku dhanë edhe qëndrimin e tyre lidhur me kërkesë. 30 minuta pasi kishte nisur mbledhja, në Komisionin e Ligjeve erdhën edhe dy anëtarët e KLD-së që akuzoheshin për shkelje ligjore. Prezenca e tyre në komision solli tërhoqi edhe vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Gjatë raportimit, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa tha se kërkesa për shkarkimin e tij, nuk është e papritur, pasi sipas tij është në kushtet e sulmeve ndaj KLD dhe atij personalisht. “Së pari kërkesa juaj nuk ishte e papritur, në kushtet e sulmeve në KLD dhe mua personalisht. Reforma dhe ligjet e reja synojnë të heqin personat e padëshiruar. A është shkarkimi antikushtetues i 2 anëtarëve të KLD zgjidhja për sistemin gjyqësor? Nëse ju kujtoni se unë dhe Lelçaj jemi e keqja e sistemit gjyqësor, atëherë keni të drejtë të na largoni”,- tha Çefa. Por përfaqësuesi i 39 deputetëve socialist, Taulant Balla theksoi se shkeljet e konstatuara nga ana e deputetëve të mazhorancës, i detyrojnë të kërkojnë shkarkimin e Çefës dhe Lelçajt. “Vijmë këtu për të parashtruar ngritjen e Komisionit Hetimor. Shkeljet e 2 anëtarëve na detyrojnë ne të parashtrojmë këtë kërkesë. Ne jemi të bindur se në ushtrimin e detyrave të tyre me veprimin apo mosveprimet e tyre, kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin. Kërkesa për shkarkim të anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi vjen në bazë të 10 pikave me shkeljet, dhe na jep të drejtën të kërkojmë shkarkimin e anëtarëve”,- theksoi Taulant Balla. I vetmi përfaqësues i opozitës në sallë, Nard Ndoka e cilësoi nismën e mazhorancës si një puç kushtetues. Duke dalë hapur kundër nismës së 39 deputetëve firmëtarë, ai i kërkoi kolegëve të Komisionit të Ligjeve që të mos votojnë pro kërkesës pasi ata nuk kanë dhënë firmën e tyre në këtë peticion. “Ju kërkoni 2 shkarkimin e dy anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi dhe jo të tri anëtarëve. Nëse do të kishte shkelje duhet të kërkonit shkarkimin e të tri anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi. Kjo tregon se keni bërë një përzgjedhje selektive për të bërë një puç kushtetues dhe kërkoni që të kapni sistemin e drejtësisë. Ju bëj thirrje meqë asnjë nga anëtarët e komisionit nuk e ka firmosur të mos votojnë”,- tha Ndoka.
 
Qëndrimet
Ndoka
Kreu i PDK-së theksoi dje se maxhoranca duhet të kërkonte shkarkimin e 3 anëtarëve të KLD-së të zgjedhur nga parlamenti dhe jo vetëm të 2 prej tyre

Braho
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho theksoi dje se argumenti se vendimet e KLD janë kolektive nuk qëndrojnë pasi në të kundërt do thirret e gjithë KLD në komision

Vasili
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili theksoi dje se KLD duhet të emëronte Ina Ramën në Gjykatën e Apelit dhe se këtë çështje nuk e ka shqyrtuar

Çefa
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë disa përgjegjësi ia delegoi presidentit të Republikës si çështja e miratimit të rendit të ditës në mbledhjet e këshillit
 
Lelçaj
Anëtari i KLD-së, Lulzim Lelçaj i zgjedhur nga Kuvendi është i akuzuar se ka shkelur ligjin në ushtrimin e kompetencave të tij gjatë ushtrimit të detyrës
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com versioni (print) 24 shtator 2014
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh