Nesër zgjedhjet e pjesshme vendore/ Moti i keq mund të vështirësojë votimin në fshatrat e Dibrës! Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë Rrugën e Arbrit

Nesër zgjedhjet e pjesshme vendore/ Moti i keq mund të vështirësojë votimin në fshatrat e Dibrës! Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë Rrugën e Arbrit

Moti i keq që ka përfshirë Dibrën, me reshje të shumta dëbore dhe erë të ftohtë, mund të vështirësojë votimin ditën e nesërme në disa fshatra.

Bëhet me dije se dëbora ka bllokuar Rrugën e Arbrit, te bypass i qafe Murrizit. Nëse reshjet e dëborës vijojnë me këtë intensitet, atëherë nesër do të ketë jo pak vështirësi për qytetarët që të hedhin votën në kutitë e votimit.

Zgjedhjet do të zhvillohen nesër në 6 bashki, në Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës mes kandidatëve të PS, PD e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, të cilët do të kenë një mandat 1-vjeçar. Janë 10.134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të 6 bashkitë do të jenë 942 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse