Nesër zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, KQZ: Ka përfunduar shpërndarja e plotë e bazës materiale në 942 Qendrat e Votimit

Nesër zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, KQZ: Ka përfunduar shpërndarja e plotë e bazës materiale në 942 Qendrat e Votimit

Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar shpërndarja e plotë e bazës materiale për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 6 mars.

654.538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do i drejtohen kutive të votimit më 6 mars për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës mes kandidatëve të PS, PD e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, të cilët do të kenë një mandat 1-vjeçar. Janë 10.134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të 6 bashkitë do të jenë 942 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.

Në të gjitha qendrat e votimit do të zbatohet identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve.

KQZ Shqipëri njofton shpërndarjen e plotë të bazës materiale për procesin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 Bashki të vendit të datës 6 Mars 2022. Ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në 942 Qendrat e Votimit të Bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, ndërsa në Bashkinë Vorë janë shpërndarë pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik. Në emër të KQZ falënderoj të gjithë personat e përfshirë në këtë proces dhe veçanërisht komisionerët e Njësive Administrative Shalë, Shoshë dhe Pult, të cilët pavarësisht kushteve tejet të rënda atmosferike, e përmbushën me sukses detyrën e tyre. Gjithashtu falënderoj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për ndihmesën në shpërndarje me mjetet e tyre, si edhe Policinë e Shtetit për shoqërimin e bazës materiale deri në destinacionin fundor”, njofton KQZ.

Zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga Presidenti Meta më 20 janar të këtij viti për shkak të vakancave të krijuara nga dekriminalizimi apo dorëheqjet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën

FOTO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën