Nesturi: Protesta e PD, rikthim në aventurë

Nesturi: Protesta e PD, rikthim në aventurë

Foto ilustruese

Ndërsa kemi hyrë në fazat finale të një beteje elektorale, çka bën përshtypje është se shumë pak diskutohet për zgjedhjet vendore, për kandidatë e platforma, për konkurencë apo strategji politike. Bisedat derivojnë nga zgjedhjet e kandidatët tek çështjet e vulës e të logos, te përplasjet brenda familjes politike e përbetimet për revolucion. Gjuha jo më kot vete te dhëmbi që dhemb e s kish si të ndodhë ndryshe dhe e dhëmbura e madhe edhe për këto zgjedhje është vetë opozita. Se sa në krizë është, mjaftoj të kujtohet se pas 10 vitesh në minorancë nuk ka vend tjetër në botë që opozita vijon të thërmohet e të franksionohet.

Ndërsa duhet të ndodhë e kundërta, që në gjithë këto vite çdo krizë duhet të ish kapërcyer, e njësimi do ish tregues se është alternativë pushteti. Në të kundërt kriza pa rrugëdalje që ka përfshirë partinë më të madhe opozitare po stimulon vetëm lincimin e rivalëve të vulës. Duket se logo e vula qenkan fitoret më të domosdoshme e për këtë dhe lëvizjet janë aq të lexueshme dhe cdo aksion politik veç në funksion të tyre.

Protestë dhe revolucion. Por me to mund të trysnohet për vulën por jo të influencosh për votën që u kërkon qytetarëve më 14 maj. Jo më kot anarkia nuk është vetëm në oborrin e PD-së por në gjithë kampin opozitar. Janë dhe parti të tjera aleate të cilat nuk shohin gjë përtej aksionit të vulës ndaj po kërkojnë të adaptohen me zgjidhje të mëvetësishme elektorale. Partia Agrare Ambientaliste deklaron se do bëjë betejë me sifglën e saj për të provuar vetetn pasi është sakrifikuar disa herë rradhazi për interesat e PD dhe aksionit opozitar të saj. Ndërsa Shehi I LZHK krijon një pol të ri me Patozin dhe shprehet I lodhur nga betejat e brendshme në PD.

Jo vetëm kaq, por ndërsa kujton se së bashku me PD bën prej dy vitesh rradhazi aksionin opozitar me protesta, bojkotim kuvendi e zgjedhjesh vendore, e quant ë pakuptimtë një ripërsëritje të së njëjtës skemë nga Berishqa dhe të tijtë. Është njësoj si një gjeneral si Basha që ka dështuar me strategjinë e vet, të zëvendësohet nga komandanti i ri që përdor të njëjtën strategji të dështuar. Ndaj pyetja që shtrohet a ka vërtet një strategji e mendim politik në gjithë aksionin opozitar apo gjithshka është aq e cekët sa verohet me instikt e jo me logjikë.

Shtjella e ngjarjeve që shoqëroi rrugëtimin e Berishës për tu imponuar si “i forti i vetëm i PD-së” dhe ku vullneti i tij është ligj, tregoi se skema nuk funksionoi ashtu siç pritej. Nga ana e tij Basha e bëri mirë detyrën e ngarkuar duke u tërhequr pjesë pjesë e duke lëshuar ndonjë gur sa për lezet dhe sa për të thënë se po bënte betejën e vet. Luli pra, e kreu detyrën e vet dhe iku. Me mefshtësinë dhe mungesën e inisiativës, ishte kontrasti më i spikatur për ta nxjerrë Berishën energjik dhe dominant.

Por llogaria që nuk arriti të bëjë Berisha në funksion të skenarit të tij ishte se ndërkohë vetë PD kish ndryshuar. Në 9 vite të saj në opozitë, pavarësisht dështimeve dhe luhatjeve drastike në veprimtarinë e vet, pjesa më vitale e saj ka evoluar. Ka evoluar në koncepte, në mënyrën e të bërit politikë dhe në ndërgjegjësimin se lidershipi nuk është zoti i pagabueshëm e i pandryshueshëm, por se duhet të jetë në përputhje me vlerat, besueshmërinë dhe që garanton progres për partinë e vet dhe për qytetarët si alternativë pushteti. Ndoshta pikërisht dështimet e shumta kishin sjellë këtë evoluim të brendshëm.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër