'Nesër të mos zgjoheni në diktaturë', Meta: Kryengritja antikomuniste e Kavajës, mesazh për rininë e sotme që po përballet me të keqen

'Nesër të mos zgjoheni në diktaturë', Meta: Kryengritja antikomuniste e Kavajës, mesazh për rininë e sotme që po përballet me të keqen

Presidenti Ilir Meta përkujton në këtë 26 mars protestën e parë antikomuniste në Shqipëri. Për të ajo ishte e para protestë, më e fuqishmja, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”.

“Si në çdo 26 mars, përkujtojmë sot protestën e parë më të fuqishme antikomuniste në Shqipëri, pas dekadash terrori, shtypje dhe izolimi. E para protestë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”, shkruan Meta.

Në fund presidenti jep dhe një mesazh për të rinjtë duke thënë se protesta është zemra e demokracisë për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë.

“Kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Protesta është zemra e demokracisë për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë”, shkruan Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 26/03/2021 19:02

    Qe ti te shijosh milionat qe ke vjedhur nga taksat e popullit. Hajdut!

    Përgjigju
  • Ky ku e fut veten ?: 26/03/2021 19:00

    Po mire mo president , mire ben qe na kujton “revolten” kunder diktatures , per te mos rene ne diktature te re te kesaj mazhorance , qe ti aludon , ti haron apo kujton se rinia nuk e kupton qe ti personalisht ne ate KARIGE ku je ulur , dhe qe na kendon si KAPOSHI MAJE PLEHUT e ke PESHQESH nga kjo mazhorance , dhe ti vete je PRODUKT I KESAJ MAZHORANCE ?!!!

    Përgjigju
  • shpk leshi: 26/03/2021 18:49

    qe mos te gedhihemi ne diktatur duhet kete pleher president ta mbajm nja 100 vjet ne pushtet dhe te vjedhi dhe ca flori akoma.qe te ket demokraci ne shqiperi duhet ky plehra dhe gjithe lsi te jen ne pushtet bashke me salen se ndryshe kemi komunisem...hapu dhe hapu dhe me keta fashista me ide komuniste qe kemi ne pjes dhe po na pine gjakun cika cika

    Përgjigju
  • Tirona: 26/03/2021 18:45

    Nuk e kuptj a flejne bashke ne te njejtin krevat Mona me Ilirin, se njera flet do ti japim fund urrejtjes politike dhe tjerti nxit urrejtjen politike midis shqiptarve.

    Përgjigju
  • Emigrant: 26/03/2021 18:29

    Kryengritje leshi Kjo ishte loj e sigurimit te shtetit per vendosjen e pluralizmit O ilir boll genjeve sepse njerezit qe ben kete loj jan akoma gjall

    Përgjigju
  • LORA: 26/03/2021 18:09

    Diktatura e drejtesise se drejte ,ne ardhje, ia ka fshire qetesine dhe dashurine atij me bllokun e korrupsionit ne dore. Per mua,eshte lajm i mire.

    Përgjigju
  • O tej: 26/03/2021 17:54

    Legen president

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi