/ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu i kërkoi dje Gjykatës Penale Ndërkombëtare (CPI) të hedhë poshtë kërkesën për anëtarësimin palestinez duke theksuar se Autoriteti palestinez nuk ishte një shtet, por një entitet i lidhur me një organizatë terroriste.
"Ne presim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (CPI) që të hedhë poshtë kërkesën hipokrite të bërë nga autoriteti palestinez, që nuk është një shtet, por një entitet i lidhur me një organizatë terroriste, Hamasin, autor i krimeve të luftës'', theksoi Netanjahu, sipas një komunikate të publikuar nga shërbimet e tij.
Ai u shpreh pasi kishte mbledhur disa prej bashkëpunëtorëve të tij të Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv për të diskutuar lidhur me përgjigjen e dhënë për kërkesën e anëtarësimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, nënshkruar një ditë më parë nga presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.










