Netanjahu do të largohet nga politika, po negocion pranimin e fajësisë për korrupsion

Netanjahu do të largohet nga politika, po negocion pranimin e fajësisë për korrupsion

Ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu

Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është duke negociuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë lidhur me çështjen gjyqësore për korrupsion, tha të dielën një person i përfshirë në këto negociata.

Marrëveshja, e cila mund të nënshkruhet që në fillim të javës, mund ta largojë Netanyahun nga skena politike izraelite për vite të tëra, duke i hapur rrugën një gare për udhëheqjen në partinë e tij Likud dhe duke transformuar hartën politike të Izraelit.

Marrëveshja gjithashtu do të shmangte një gjyq të gjatë që do të rrezikonte të njolloste trashëgiminë e Netanjahu. Një zëdhënës i tij nuk pranoi të komentojë.

Netanjahu po gjykohet për mashtrim, shkelje detyre dhe pranim ryshfeti në tre raste të veçanta. Ish-kryeministri, tani udhëheqës i opozitës, mohon të ketë kryer shkelje.

Personi i përfshirë në negociata tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë do të bënte të mundur rrëzimin e akuzave për ryshfet dhe mashtrim dhe do të eliminonte plotësisht një nga çështjet.

Personi kërkoi të mos identifikohej sepse nuk ishte i autorizuar të diskutonte për detajet e bisedimeve. Ai tha se një marrëveshje për pranimin e fajësisë ka të ngjarë të bëhet e njëhur në ditët në vijim.

Personi tha se një numër elementesh mbeten të pazgjidhura, përfshirë akuzën për "shkelje morale", e cila sipas ligjit izraelit do ta ndalonte Netanyahu nga politika për shtatë vjet./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja