Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli nuk do të lejojë rindërtimin e Gazës përpara se grupet terroriste të Hamasit të çarmatosen.
Netanyahu u shpreh se Izraeli do të ruajë kontrollin e sigurisë mbi Gazën dhe Bregun Perëndimor.
"Tani po përqendrohemi në përfundimin e dy misioneve të mbetura, çmontimin e armëve të Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës nga armët dhe tunelet", tha kryeministri në një konferencë për shtyp.
Kthimi i trupit të fundit të pengut izraelit, shënon fundin e fazës së parë të armëpushimit në Gaza. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ka nisur faza e dytë javën e planit, e cila synon të shohë korniza qeverisjeje afatgjata në Rripin e Gazës, si dhe rindërtimin e tij.
Krijimi i Bordit të Paqes u miratua nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së si pjesë e planit të Trumpit për paqe në Gazë.
Zëdhënësi i OKB-së, Rolando Gomez ka deklaruar se angazhimi i OKB-së në bord do të jetë vetëm në këtë kontekst.
Vendet anëtare përfshijnë ndër të tjera, edhe Shqipërinë me Kosovën.
Aleatë të tjerë të SHBA-së, si Britania, Franca dhe Italia, kanë thënë se nuk do t’i bashkohen bordit momentalisht.
Komente









