Benjamin Netanyahu
Pas bombardimeve të ashpra nga territori libanez drejt Galilesë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu sot, duke hapur Këshillin e Ministrave, lëshoi një paralajmërim për Hezbollahun: "Ata duhet ta mësojnë atë që Hamasi ka mësuar tashmë në muajt e fundit. Asnjë terrorist nuk është i imunizuar".
Izraeli, shtoi ai, synon të lejojë banorët e veriut, të zhvendosur nga bombardimet, të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurt.
"Ky është qëllimi ynë i përbashkët dhe ne punojmë me përgjegjësi për ta arritur atë. Nëse mundemi, do ta bëjmë përmes kanaleve diplomatike. Në të kundërt do të përdorim mënyra të tjera", tha Benjamin.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Vriten 2 gazetarë në Gaza! Policia izraelite vret 4 vjeçaren palestineze në Jeruzalemin Lindor








