Foto: Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do ta lejojë kurrë Iranin të ketë armë bërthamore.
Është diçka që e kemi dëgjuar shpesh nga udhëheqësi izraelit.
“Unë dhe presidenti Trump jemi plotësisht dakord për këtë çështje. Për më shumë se 30 vjet, kam qenë në ballë të luftës ndërkombëtare kundër programit bërthamor të Iranit. Po të mos ishte për këtë luftë, Irani do të kishte zotëruar shumë kohë më parë bomba atomike për të shkatërruar Izraelin. Irani po punon për të shkatërruar shtetin hebre dhe unë po ia kushtoj jetën time parandalimit të tyre që ta bëjnë këtë. Për sa kohë që unë jam Kryeministër i Izraelit, kjo nuk do të ndodhë”, përfundon postimi i kryeministrit izraelit" ”, shkroi Netanyahu në X.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ministri iranian Araghchi: Marrëveshja me SHBA nuk ka qenë kurrë kaq afër! Trump: Evropa nuk ka qenë e dobishme, por mund të jetë në të ardhmen









