Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se Izraeli do të shqyrtojë mundësinë për "pauza të shkurtra taktike" në luftimet në Gazë, për të lehtësuar hyrjen e ndihmave humanitare ose për të lejuar daljen e pengjeve të mbajtura nga militantët e Hamasit.
Por udhëheqësi izraelit përsëriti refuzimin e vendit të tij për një armëpushim të plotë nëse nuk lirohen të gjithë personat që mbahen peng nga Hamasi. Netanyahu i bëri komentet në një intervistë për televizionin amerikan ABC gjatë së cilës u pyet se kush duhet ta qeverisë Gazën pas përfundimit të luftimeve.
"Unë mendoj se Izraeli do të ketë për një periudhë të pacaktuar përgjegjësinë për sigurinë e përgjithshme, sepse e kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e kemi ne atë përgjegjësi", tha Netanyahu.
I pyetur nëse ai ishte i hapur për një pauzë humanitare në Gaza, Netanyahu tha:
“Nuk do të ketë armëpushim, nuk do të ketë armëpushim të përgjithshëm në Gaza pa lirimin e pengjeve tona. Për sa i përket pauzave të shkurtra taktike, ne i kemi pasur ato edhe më parë. Besoj se do të veprojmë në përputhje me rrethanat, në mënyrë që të mundësojmë hyrjen e mallrave humanitare, ose daljen e pengjeve”.
Ndërkohë gjatë telefonatës së tij të hënën me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Presidenti Joe Biden nuk arriti një marrëveshje mbi nevojën për një pauzë humanitare të luftës Izrael-Hamas.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Goditet autokolona humanitare e Kryqit të Kuq! SHBA: Jo ripushtimit të Rripit nga Izraeli, Gaza do të mbetet palestineze
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.1%
-
Normal
19.6%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tel Aviv/ Protestë kundër Netanyahu, kërkohet fundi i luftës! Izraeli bombardoi 100 objektiva! Rinisin diskutimet në Doha
5 Janar, 13:06
-
Dëmtohet vepra artistike për Palestinën, Muzeu gjerman: Veprim i motivuar politikisht, të hetohet
5 Janar, 12:36
-
DASH informon Kongresin mbi planet për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë
4 Janar, 20:25
-
Në Katar nisin bisedimet e paqes për armëpushim, por Izraeli nuk i ndal bombardimet në Gaza, 12 të vrarë!
4 Janar, 19:55
-
Lufta në Gaza/ Bombardimet e Izraelit lënë 71 të vrarë në 24 orët e fundit, sulmohet edhe Alepo! Jemeni i përgjigjet me raketë
3 Janar, 09:06
-
Lufta në Gaza, 11 të vrarë dhe 15 të plagosur nga bombardimet e Izraelit në strehimoren e Al-Mawasi! Mes viktimave gra dhe fëmijë
2 Janar, 09:50
-
Ilir Yzeiri: Një vit që ikën dhe një tjetër që vjen
30 Dhjetor 2024, 19:05
-
Gaza/ Binjakët vdesin nga i ftohti, 6 raste të tilla në një javë
30 Dhjetor 2024, 15:33
-
Izraeli bombardime të tjera në Gaza, të paktën 7 të vrarë në godinën e spitalit
29 Dhjetor 2024, 15:18
-
Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025
29 Dhjetor 2024, 11:58
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli arreston drejtorin e spitalit Kamal Adwan: Ishte anëtar i Hamasit
29 Dhjetor 2024, 10:20
-
Ushtria izraelite bastis spitalin në Gaza, 240 të arrestuar, mes tyre terroristë që sulmuan shtetin hebre më 7 tetor 2023
28 Dhjetor 2024, 22:38