Lufta/ Goditet autokolona humanitare e Kryqit të Kuq! SHBA: Jo ripushtimit të Rripit nga Izraeli, Gaza do të mbetet palestineze

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka deklaruar se një nga autokolonat e tij të ndihmave është sulmuar në qytetin e Gazës. Organizita bën me dije  se dy kamionë u dëmtuan dhe një shofer u plagos lehtë, por se autokolona ia arriti të dërgonte furnizimet mjekësore në spitalin Al Shifa.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel ka deklaruar se SHBA kundërshton pushtimin e Gazës nga Izraeli.

Duke marrë shkas nga deklaratat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka deklaruar se Izraeli do të kontrollojë Gazën për një kohë të papërcaktuar, Patel është shprehur se Gaza është tokë palestineze dhe vendos vetë për fatin e tij.

"Pikëpamja jonë është se palestinezët duhet të jenë në krye të këtyre vendimeve. Gaza është tokë palestineze dhe do të mbetet tokë palestineze. Ne nuk e mbështesim ripushtimin e Gazës”,- është shprehur Patel.

Sot shënohet një muaj nga sulmi I tmerrshëm i Hamasit në zemër të Izraelit. Prej atëherë Gaza është kthyer në një teatër të luftës.

Sulmi Hamasit i 7 tetorit 2023 shkaktoi vdekjen e 1400 personave, ndërsa Izraeli nisi një ofensivë ajrore dhe tokësore kundër Hamasit. Bombardimet izraelite kanë vrarë të paktën 10 mijë në Gaza dhe 241 pengje po mbahen në Gaza, sipas autoriteteve shëndetësore të enklavës.

Izraeli kujton sot viktimat e sulmit ndërsa Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu,tha në një intervistë për ABC News se vendi i tij do të ketë "përgjegjësi të përgjithshme për sigurinë" e Rripit të Gazës "për një periudhë të pacaktuar" pasi të përfundojë lufta me Hamasin. 

“Sepse ne kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e kemi atë. Kur ne nuk e kemi këtë përgjegjësi të sigurisë, ne shohim shpërthimin e terrorit të Hamasit në një shkallë që nuk mund ta imagjinonim", tha Benjamin.

Një ditë pas përfundimit të regjimit të Hamasit në Rripin e Gazës, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se Izraeli do të shqyrtojë mundësinë për "pauza të shkurtra taktike" në luftimet në Gazë, për të lehtësuar hyrjen e ndihmave humanitare ose për të lejuar daljen e pengjeve të mbajtura nga militantët e Hamasit.

Por udhëheqësi izraelit përsëriti refuzimin e vendit të tij për një armëpushim të plotë nëse nuk lirohen të gjithë personat që mbahen peng nga Hamasi. Netanyahu i bëri komentet në një intervistë për televizionin amerikan ABC gjatë së cilës u pyet se kush duhet ta qeverisë Gazën pas përfundimit të luftimeve.

"Unë mendoj se Izraeli do të ketë për një periudhë të pacaktuar përgjegjësinë për sigurinë e përgjithshme, sepse e kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e kemi ne atë përgjegjësi", tha Netanyahu.

Shërbimet e shpëtimit në Gaza thanë se rreth 20 persona u vranë nga një sulm izraelit në Rafah. Kjo e fundit është një qytet në jug të Rripit të Gazës ku janë mbledhur palestinezët që ikin nga Gaza.

Ushtria izraelite vazhdon të avancojë drejt Gazës dhe ka njoftuar se ka marrë kontrollin e një bastioni ushtarak të Hamasit në Rripin verior të Gazës. Ata njoftuan se kanë sulmuar edhe një nga qelitë e saj në një ndërtesë pranë spitalit Quds.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Gaza/ Sulmohet autokolona e Kryqit të Kuq

1699394676_flflflflflf.PNG

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka deklaruar se një nga autokolonat e tij të ndihmave është sulmuar në qytetin e Gazës. Organizita bën me dije  se dy kamionë u dëmtuan dhe një shofer u plagos lehtë, por se autokolona ia arriti të dërgonte furnizimet mjekësore në spitalin Al Shifa.

Kryqi i Kuq ka njoftuar se autokolona përbëhej nga 5 kamionë dhe 2 automjete dhe po transportonte furnizime mjekësore drejt disa spitaleve përfshirë spitalin Al Quds të Shoqatës Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe.

Organizata nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi sulmin, transmeton La Reppublica.

Ora 21:47
SHBA kundërshton ripushtimin e Gazës nga Izraeli! Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së: Gaza mbetet palestineze

1699390253_dlodldodl.PNG

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel ka deklaruar se SHBA kundërshton pushtimin e Gazës nga Izraeli.

Duke marrë shkas nga deklaratat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka deklaruar se Izraeli do të kontrollojë Gazën për një kohë të papërcaktuar, Patel është shprehur se Gaza është tokë palestineze dhe vendos vetë për fatin e tij.

"Pikëpamja jonë është se palestinezët duhet të jenë në krye të këtyre vendimeve. Gaza është tokë palestineze dhe do të mbetet tokë palestineze. Ne nuk e mbështesim ripushtimin e Gazës”,- është shprehur Patel.

Ora 21:31
Netanyahu: Jo armëpushim pa liruar pengjet

1698520606_netanyahu1.JPG

“E përsëris dhe ua them miqve dhe armiqve të mi: nuk do të kemi armëpushim pa pengje të lirë”,- është shprehur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një konferencë për mediat.

Netanyahu ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me Joe Biden dhe se Izraeli e vlerëson mbështetjen nga SHBA..
Ndër të tjera, Netanyahu është zotuar se do të shkatërrojë plotësisht kapacitetin e Hamasit për të kontrolluar Rripin e Gazës.

"Thirrja ime drejtuar qytetarëve të Gazës është: ju lutemi shkoni në jug. Përfundoni lëvizjen në jug sepse Izraeli nuk do të ndalet",- shtoi ai.

Ora 15:31
Bilanc tragjik në Gaza, mbi 10 mijë viktima, mes tyre 4 mijë fëmijë

1699367403_lkwsa.jpg

Një fëmijë i vogël pas bombardimeve izraelite në Gaza

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi sot se 10,328 njerëz janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Mes viktimave, 4,237 ishin fëmijë dhe 2,741 gra, ndërsa 26,000 persona janë plagosur.

Mes përkeqësimit të krizës humanitare në enklavën palestineze, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk filloi sot një vizitë pesë-ditore në Lindjen e Mesme për të diskutuar me zyrtarë qeveritarë dhe shoqërinë civile mbi abuzimet e të drejtave të njeriut ndërsa lufta përshkallëzohet, raporton NewsSky.

Pas një nate të bomdardimesh të Izraelit, forcat tokësore pretendojnë se kanë rrethuar pjesën veriore të Gazës dhe se po përgatiten për një sulm në një shkallë të plotë në qendër të qytetit.

Ora 12:54
Kina: Qëndrojmë në anën e paqes dhe drejtësisë

1699358032_kine.jpg

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin

Pekini ka qëndruar gjithmonë në anën e paqes dhe drejtësisë në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez. Kështu u shpreh në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, raporton agjencia e lajmeve Tass.

“Për çështjen e konfliktit izraelito-palestinez, Kina ka qëndruar gjithmonë në anën e paqes dhe drejtësisë. Ne kemi mbajtur komunikim të ngushtë me palët përkatëse.  Ne po punojmë shumë për të ndaluar zjarrin dhe shpërthimet. Ne bëjmë thirrje për rivendosjen e paqes”, tha ai në përgjigje të një kërkese nga Tass për një koment mbi thirrjen e Bashkimit Evropian që Kina të ndikojë në Hamas dhe Iran për të shmangur përshkallëzimin në Lindjen e Mesme.

Ai theksoi se vendet jashtë rajonit të Lindjes së Mesme, veçanërisht fuqitë e mëdha, duhet të jenë objektive dhe të paanshme dhe “të luajnë së bashku një rol konstruktiv për të lehtësuar tensionet”.

Në çështjen e Lindjes së Mesme, Kina favorizon krijimin e një shteti të pavarur palestinez që gëzon sovranitetin e plotë brenda kufijve të vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Ora 12:45
Ushtria izraelite hap për 4 orë kalimin e civilëve, 70 kamionë me ndihma hyjnë në Gaza

1698915605_sulmohetizraeliluftanerripinegazes.jpg

Kalimi kufitar Rafah mes Gazës dhe Egjiptit

Avichay Adraee, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, tha sot se ushtria izraelite ka hapur sërish kalimin për civilët në mënyrë që të largohen nga veriu i Gazës për në jug. Përmes një postimi në X, Adraee tha se IDF po lejon një rrugë në rrugën Salah al-Din midis orës 10:00 dhe 14:00 me kohën lokale.

“Për sigurinë tuaj, shfrytëzoni këtë mundësi tjetër për të lëvizur në jug përtej Ëadi Gazës", tha Adraee.

Gjithashtu sipas Cogat, një njësi e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes ka njoftuar se 70 kamionë  që transportonin ndihma humanitare ndërkombëtare kanë kaluar në Gaza përmes kufirit Rafah.

Kamionët, që përmbanin furnizime mjekësore, ushqim dhe ujë, u inspektuan përpara se të hynin nga Egjipti, tha Cogat.

Ora 12:41
OBSH: 160 punonjës shëndetësorë u vranë në Rripin e Gazës

1699357214_pamje.jpg

Ambulanca e sulmuar në Gaza më 2 Nëntor

Bombardimet në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e 160 punonjësve shëndetësorë që kujdeseshin për të plagosurit dhe të sëmurët. 

Kjo u raportua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përmes zëdhënësit të saj Christian Lindmeier, i cili nderoi "160 kolegët që vdiqën duke u përpjekur në mënyrë aktive për të shpëtuar jetën e civilëve dhe fëmijëve dhe për të ndihmuar gratë që lindnin".

Ora 12:28
Dënoi sulmet ndaj civilëve, Presidenti izraelit i përgjigjet Angelina Jolie: I kundërshtoj akuzat e saj, ajo nuk ka qenë kurrë në Gaza

1699356702_ang.jpg

Presidenti izraelit Isaac Herzog dhe Angelina Jolie

Në një intervistë ekskluzive me Piers Morgan, Presidenti izraelit Isaac Herzog rrëfeu tmerrin e sulmit terrorist të Hamasit të 7 tetorit, kërcënimet ndaj hebrenjve në mbarë botën dhe kundërsulmin e pamëshirshëm të Izraelit pas “mizorisë më të keqe që ka pësuar ndonjëherë nje komb”

Ai foli edhe personalisht për Angelina Jolie e cila së fundmi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë në luftë e vazhdueshme në Gaza, raporton New York Post.

Aktorja e njohur, e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët, akuzoi Izraelin për kryerjen e krimeve të luftës duke bombarduar qëllimisht një popullsi të bllokuar pa pasur mundësi që të shpëtojë.

I kundërshtoj plotësisht akuzat e saj. Unë mendoj se ajo nuk ka qenë kurrë në Gaza…. për të vizituar dhe parë ngjarjet në terren. Në Gaza tani ka një luftë, por nuk ka krizë humanitare që nuk i lejon njerëzit të mbijetojnë. Angelina Jolie nuk i ofron popullit izraelit asnjë mundësi për të mbrojtur veten duke thënë atë që thotë. Dhe Gaza është një burg jo për shkak të Izraelit. Izraeli u tërhoq nga Gaza. Gaza është një bazë iraniane plot me terroristë. Ndoshta rezultati i kësaj lufte do t’i lejojë njerëzit e Gazës që meritojnë një jetë të mirë të denjë, ta gëzojnë atë nën një regjim tjetër që do të lejojë lëvizjen drejt paqes. Do të më thoni sigurisht që nuk është faji i qytetarëve. Mirë, nëse civilët nuk janë fajtorë, atëherë ju lutemi lejoni Izraelin t’i çrrënjosë këta terroristë“, tha Herzog.

Ora 12:07
VIDEO/ Von der Leyen takon mbretin e Jordanisë, diskutime për situatën e luftës

1699355607_902.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah II

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar me mbretin e Jordanisë, Abdullah II, ku diskutuan rreth situatës së luftës.

Von der Leyen ka përsëritur sërish qëndrimin e saj ndaj jo zhvendosjes së detyruar të palestinezëve nga Gaza dhe mbështetjen e BE-së për një zgjidhje për dy shtete.

"Diskutova situatën aktuale në Lindjen e Mesme me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, i cili ka një rol themelor në sigurimin e stabilitetit. Përsërita qëndrimin tim për jo zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Gaza dhe mbështetjen e BE-së për një zgjidhje për dy shtete", shshkroi Von der Leyen në X (ish-Twitter).

 

Ora 12:02
Netanyahu: Të hapur për pauza të shkurtra taktike në Gaza, marrim përgjegjësinë për sigurinë

1697378255_benjaminnetanyahu.JPG

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se Izraeli do të shqyrtojë mundësinë për "pauza të shkurtra taktike" në luftimet në Gazë, për të lehtësuar hyrjen e ndihmave humanitare ose për të lejuar daljen e pengjeve të mbajtura nga militantët e Hamasit.

Por udhëheqësi izraelit përsëriti refuzimin e vendit të tij për një armëpushim të plotë nëse nuk lirohen të gjithë personat që mbahen peng nga Hamasi. Netanyahu i bëri komentet në një intervistë për televizionin amerikan ABC gjatë së cilës u pyet se kush duhet ta qeverisë Gazën pas përfundimit të luftimeve.

"Unë mendoj se Izraeli do të ketë për një periudhë të pacaktuar përgjegjësinë për sigurinë e përgjithshme, sepse e kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e kemi ne atë përgjegjësi", tha Netanyahu.

I pyetur nëse ai ishte i hapur për një pauzë humanitare në Gaza, Netanyahu tha:

“Nuk do të ketë armëpushim, nuk do të ketë armëpushim të përgjithshëm në Gaza pa lirimin e pengjeve tona. Për sa i përket pauzave të shkurtra taktike, ne i kemi pasur ato edhe më parë. Besoj se do të veprojmë në përputhje me rrethanat, në mënyrë që të mundësojmë hyrjen e mallrave humanitare, ose daljen e pengjeve”.

Ndërkohë gjatë telefonatës së tij të hënën me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Presidenti Joe Biden nuk arriti një marrëveshje mbi nevojën për një pauzë humanitare të luftës Izrael-Hamas.

Ora 12:02
Britania dhe Japonia i kërkojnë Izraelit një pauzë humanitare në Gaza

1699266722_foo.jpg

Foto ilustruese në Rripin e Gazës gjatë bombardimeve izraelite

Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Japonisë dhe Britanisë i kanë bërë thirrje Izraelit të respektojë ligjin ndërkombëtar në luftën kundër Hamasit dhe për një "pauzë humanitare" për të lejuar hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës. 

Ministrat e Jashtëm Yoko Kamikawa dhe James Cleverly dhe shefat e mbrojtjes të të dy vendeve, Minoru Kihara dhe Grant Shapps, lëshuan këtë deklaratë të përbashkët në fund të takimit të mbajtur sot në Tokio përpara samitit të ministrave të jashtëm të G7.

Ora 11:50
Turqia bojkoton produktet izraelite

1699354233_lkw.jpg

Produkte izraelite

Parlamenti i Turqisë ka vendosur të mbështesë bojkotimin e produkteve nga kompanitë izraelite të promovuara javën e kaluar nga shoqatat që përfaqësojnë shoqërinë civile turke dhe bashki të shumta. 

Ky bojkotim vendosi të protestojë kundër bombardimeve që kanë goditur popullsinë civile të Rripit të Gazës prej një muaji. Përveç disa kompanive izraelite në sektorët e ushqimit, higjienës dhe tekstilit, vendimi përfshin edhe produkte nga kompani amerikane që konsiderohen të afërta me Izraelin, mes tyre zinxhirët McDonalds dhe Starbucks. 

Qëndrimi i Ankarasë u bë i ditur nga kryetari i parlamentit, Numan Kurtulmus, i cili nënshkroi një deklaratë duke zyrtarizuar ndalimin e shitjes së produkteve izraelite në restorante, kafene dhe në të gjitha objektet tregtare të lidhura në një farë mënyre me legjislaturën e asamblesë turke. “Parlamenti ka vendosur të mbështesë këtë nismë, rezultat i shoqërisë civile dhe ndjeshmërisë së popullit.

Ora 11:17
Ushtria izraelite përparon në Gaza: Kemi marrë kalanë e Hamasit

1699352242_ca.jpg

Ushtarët izraelitë

Ushtria izraelite vazhdon të avancojë drejt Gazës dhe ka njoftuar se ka marrë kontrollin e një bastioni ushtarak të Hamasit në Rripin verior të Gazës. Ata njoftuan se kanë sulmuar edhe një nga qelitë e saj në një ndërtesë pranë spitalit Quds.

Sulmet u shoqëruan me bombardime izraelite kundër pjesëve të ndryshme të enklavës, duke përfshirë vendet jugore në të cilat u evakuua popullsia e Gazës veriore, me urdhër të ushtrisë izraelite. 

Një nga vendet e sulmuara në orët e fundit ishte qyteti i Rafahut, në skajin jugor të Rripit, ku sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet lokale, 20 persona humbën jetën në orët e fundit. (AGI) Bia

Ora 11:08
Ministri i Sigurisë Kombëtare izraelite: Mijëra izraelitë kërkojnë armë për të luftuar

1698996742_kk.jpg

Ushtarët në Gaza

Ministri i Sigurisë Kombëtare në Izrael, Itamar Ben-Gvir thotë se shumë izraelitë po armatosen duke aplikuar për të mbajtur armë personale.

“Dhjetëra mijëra leje të kushtëzuara dhe licenca aktuale për armët personale iu dhanë qytetarëve të kualifikuar. Ne kemi hapur qindra klasa të reja gatishmërie në të gjithë vendin. Kemi bërë dhjetëra thjeshtime dhe ndryshime në teste. Për shkak të ngarkesës së madhe, ju bëj thirrje të gjithëve që të jenë të durueshëm. Kontrolloni përshtatshmërinë tuaj dhe shkoni të armatoseni”, tha ai, raporton Al Jazeera.

Muajin e kaluar, ai tha se 4 mijë armë të prodhuara nga Izraeli do të jepeshin në raundin e parë të shpërndarjes për “skuadrat vullnetare” në territoret e pushtuara palestineze dhe qytetet e përziera hebreje-arabe izraelite. Do të pasojnë edhe 6 mijë armë të tjera të tilla.

Frika është ngritur se masa mund të nxisë dhunën e paligjshme të kolonëve, e cila tashmë është rritur ndjeshëm që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

Ora 09:45
Më shumë se 60% e objekteve mjekësore të Gazës janë jashtë shërbimit

1699346676_bbc.jpg

Më shumë se 60% e spitaleve dhe qendrave mjekësore të Gazës tani janë jashtë shërbimit, sipas një deklarate nga Ministri i Shëndetësisë së Autoritetit Palestinez Mai al-Kaila.

Al-Kaila tha se 16 nga 35 spitale dhe 51 nga 72 qendra mjekësore nuk janë më funksionale për shkak të mungesës së karburantit dhe furnizimit mjekësor, si dhe bombardimeve izraelite, raporton CNN.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës ka lëshuar gjithashtu një apel urgjent për organizatat ndërkombëtare të shëndetësisë dhe ndihmës për të ofruar ndihmë dhe furnizime për Gazën, duke paralajmëruar për pasojat e mungesës së karburantit në Spitalin Al-Quds që po strehon 14,000 njerëz të zhvendosur.

“Rezervat e karburantit të spitalit do të mbarojnë brenda 48 orëve dhe pajisjet për shpëtimin e jetës, inkubatorët neonatal dhe njësitë e kujdesit intensiv do të pushojnë së funksionuari”, tha Gjysmëhëna e Kuqe në një deklaratë të hënën.

Ora 09:38
Izraeli sulmon qytetin Rafah, Hamasi: Rreth 20 persona u vranë

1699346149_ss.jpg

Shërbimet e shpëtimit në Gaza thanë se rreth 20 persona u vranë nga një sulm izraelit në Rafah,

Rafah është një qytet në jug të Rripit të Gazës ku janë mbledhur palestinezët që ikin nga Gaza.

Ora 09:18
Udhëheqësi i lartë i Hamas: Ne nuk vramë civilë në Izrael

Një udhëheqës i lartë i Hamasit ka refuzuar të pranojë se grupi i tij vrau civilë në Izrael, duke pretenduar se në shënjestër ishin vetëm rekrutët.

Moussa Abu Marzouk tha për BBC se "gratë, fëmijët dhe civilët ishin të përjashtuar" nga sulmet e Hamasit.

Pretendimet e tij janë në kontrast të plotë me atë çfarë shfaqet në video ku anëtarë të Hamasit që qëllojnë të rritur dhe fëmijë të paarmatosur.

Izraeli thotë se më shumë se 1,400 njerëz u vranë nga Hamasi në sulmet e 7 tetorit, shumica prej tyre civilë.

Z. Marzouk, nënkryetari politik i grupit, i cili është subjekt i një ngrirjeje asetesh në Britanië e Madhe sipas rregulloreve kundër terrorizmit, u intervistua të shtunën në Gjirin Persik. Ai është anëtari më i vjetër që ka folur për BBC që nga mizoritë e 7 tetorit.

BBC i bëri presion zotit Marzouk për luftën në Gaza, veçanërisht për shumë pengje që mbaheshin brenda territorit.

Ai u përgjigj se ata nuk ishin në gjendje të liroheshin ndërsa Izraeli po bombardonte Gazën. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se 10,000 njerëz janë vrarë që kur Izraeli filloi operacionet muajin e kaluar.

"Ne do t'i lirojmë ata. Por ne duhet të ndalojmë luftimet," tha ai.

Ora 09:14
FOTO/ Skenat e humbjes dhe shkatërrimit një muaj pas konfliktit Izrael-Hamas

1699344626_pene.jpg

Fotot e pengjeve izraelite që mbahen nga militantët e Hamasit janë projektuar mbi muret e qytetit të vjetër të Jerusalemit më 6 nëntor

Një muaj më parë, grupi militant palestinez Hamas  filloi një sulm brutal ndaj Izraelit, duke vrarë më shumë se 1400 njerëz dhe rrëmbyer më shumë se 240, sipas autoriteteve izraelite. Ky u konsiderua si sulmi terrorist më vdekjeprurës në historinë e vendit.

Hakmarrja e Izraelit ka qenë vdekjeprurëse, me një fushatë ajrore dhe tokësore në enklavën me popullsi të dendur të Gazës, të cilën Hamasi e ka kontrolluar që nga viti 2007. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij do të merrte hakmarrje të fuqishme dhe ishte gati për një të gjatë dhe të vështirë luftë, raporton CNN.

Rrethimi i Gazës ka vrarë më shumë se 10,000 njerëz, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Ramallah, bazuar nga burime në enklavën e kontrolluar nga Hamasi.

Popullsia e Gazës është përfshirë gjithashtu nga një krizë humanitare pasi Izraeli ndërpreu aksesin në ushqim, ujë dhe energji elektrike. Sipas Kombeve të Bashkuara, vetëm një rrjedhë ndihme është lejuar të hyjë në territorin e izoluar. Banorët po përballen me mungesa të mëdha dhe energjia po mbaron ndërsa karburanti po pakësohet.

1699344626_pene.jpg

Fotot e pengjeve izraelite që mbahen nga militantët e Hamasit janë projektuar mbi muret e qytetit të vjetër të Jerusalemit më 6 nëntor

1699344668_lal.jpg

Një burrë ulet mbi mbeturina ndërsa palestinezët kryejnë një operacion kërkimi dhe shpëtimi pas bombardimit të dytë të kampit të refugjatëve Jabalya në qytetin e Gazës, të mërkurën, 1 nëntor

1699344746_lk.jpg

Një ndërtesë në Tel Aviv u dogj më 7 tetor pas sulmeve me raketa nga Gaza
Ora 08:31
Netanyahu: Nuk ka armëpushim pa lirimin e pengjeve

1697378255_benjaminnetanyahu.JPG

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi sërisht se nuk do të ketë "armëpushim të përgjithësuar" në Gaza pa lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. 

Ai po ashtu shton se sapo të përfundojë lufta, Izraeli do të marrë "përgjegjësinë totale për sigurinë" në Rripin e Gazës.

Ora 08:25
VIDEOLAJM/ Qëndruan një muaj të burgosur në tunelet e Hamasit, zbulohen identitetet e 200 pengjeve

1699342011_pemgjhe.jpg

Identiteti i pengjeve

Fëmijë, të moshuar, civilë por edhe ushtarë, të gjithë u morën peng gjatë sulmit të 7 tetorit nga Hamasi brenda Gazës.

Sipas informacioneve nga Izraeli, numri i pengjeve është mbi 200, raporton La Repubblica.

Deri më tani katër pengje janë liruar falë ndërmjetësimit të Katarit dhe një ushtare femër është liruar nga forcat izraelite. 

 

S.S/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 07/11/2023 09:17

    Izraeli po kryen krime lufte me mbeshtetjen e vendeve perendimore te pafytyra sepse deri dje ne Ukraine thoshnin kush sulmohet ka te drejte te mbrohet kurse sot jane bere me palen okupatore qe vret civile te pafajshem ne shkolla dhe spitale me preteksin se po vret terrorist, turp per kete bote te ndyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)