Netë tropikale në Rrethin e Arktikut. I nxehti po përparon në veri të kontinentit (FOTO)

Netë tropikale në Rrethin e Arktikut. I nxehti po përparon në veri të kontinentit (FOTO)

Vendet nordike po përjetojnë temperatura të larta, pasi vala e nxehtësisë në Evropë, po lëviz në veri të kontinentit.

Sipas Institutit Norvegjez të Meteorologjisë, më shumë se 20 qytete të Norvegjisë po përjetojnë temperatura tropikale.

Ngrohja tropikale është ndjerë edhe në pjesë të tjera të Gadishullin Skandinav, si në Suedinë fqinjë.

"Këto janë temperaturat më të larta që nga viti 1945 dhe temperatura e tretë më e lartë e regjistruar ndonjëherë", tha Jon Jorpeland, një meteorolog në Institutin Suedez Meteorologjik dhe Hidrologjik.

Alarme për të nxehtin janë lëshuar në Suedi, Norvegji dhe Finlandë.  

Policia finlandeze ka paralajmëruar shoferët që të ishin të vetëdijshëm.

Organizata Botërore Meteorologjike ka deklaruar se i nxehti do të vazhdojë gjatë dhe do të spostohet deri në Groenlandë.

Sipas Institutit Suedez Meteorologjik,  “Parashikimet aktuale tregojnë se shkrirja e akullit mund të përafrohet këtë vit me rekordin e regjistruar në vitin 2012”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?