Neveri për ‘demokratët’ që janë duke u zvarritur para një plaku komunist, i cili ka mbajtur peng PD-në

Neveri për ‘demokratët’ që janë duke u zvarritur para një plaku komunist, i cili ka mbajtur peng PD-në

Sali Berisha

Që kemi pasur një Parti Demokratike “të djathtë” dhe hipokrite në qëndrime dhe qasje ndaj së kaluarës komuniste, e kemi ditur. Ashtu sikurse e kemi ditur përdorimin e shtresës së ish-të përndjekurve politikë, duke i keqpërdorur sa herë iu janë dashur.

Po ashtu, sikurse e kemi pasur të qartë se mes një demokrati me të kaluar komuniste dhe një tjetri me të kaluar prej kulaku, gjithmonë i pari ka qenë më i pëlqyeshëm dhe në avantazh për karrierë dhe poste të larta. Por çudia nuk paska fund! Habia s'paska anë! Marrëzia s'paska udhë!

Kjo dashuri paska qenë akoma edhe më e madhe kur paske qenë njëkohësisht edhe komunist, edhe spiun. Pra, nuk paska mjaftuar vetëm të qenurit komunist, që të kesh qenë i avantazhuar në këtë PD-në e udhëhequr nga një ish-sekretar i Partisë Komuniste i konvertuar në antikomunist.

Jo! U paska dashur me qenë edhe spiun, që të të duan dhe të të respektojnë më shumë se sa këta armiqtë kulakë të konvertuar në demokratë.    E neveritshme se si njerëzit shkelin mbi veten e tyre, duke u zvarritur pas një komunisti të pandreqshëm që është duke kaluar në mënyrën më të keqe vjeshtën e tij të jetës dhe të politikës.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spiro: 21/10/2022 19:38

    Fiks nje Komunist i kamufluar ,.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda