Neveria që la pas tradhtia e Sali Berishës!

Neveria që la pas tradhtia e Sali Berishës!

Familja Berisha

Sali Berisha ditën e votimit u nxori demokratëve dhe shqiptarëve, familjen e tij. Një familje e pasur me fëmijë e dhëndurë “të zotë”, të cilët i kanë bërë pasuritë dhe milionat pa “ndihmën” e babit.

Babi i tyre i cili thotë se ka një pasuri modeste sa një shqiptarë i mesëm, ka qenë një herë president dhe dy herë kryeministër. Gjithashtu kjo familje është Non Grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, sepse babi konsiderohet si i korruptuar dhe minues i demokracisë. Përveç kësaj Familja është edhe me probleme të mëdha, të hapura në SPAK.

Mesazhi i kartolinës që Berisha u përplasi demokratëve ishte i qartë: Faleminderit për çdo votë që i dhatë Familjes; Faleminderit që vazhdoni të më ndiqni në betejën kundër SHBA, Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike!

Dhe ajo që mori mbrapsht pas hapjes së kutive nuk ishte as refuzim, as bojkotim, as revoltim, por poshtërim!

Por pavarësisht kësaj, Sali Berisha, pasi heshti, (Si ushtari i mirë Shvejk, krenar por...), deri në orën 13.00 të datës 15 maj, u shfaq përpara gazetarëve aspak i shqetësuar. As i rrënuar apo i frikësuar për tradhtinë që konsumoi në hesap të Edi Ramës, siç mund të priste kushdo me logjikë në kokë.

Nuk ndjente asnjë lloj pendese edhe  pse humbi në “fshatin” e lindjes Tropojë dhe dorëzoi Shkodrën te Benet Beci i tij dhe në duart e të majtës, pas 33 vitesh.

Ai vazhdoj avazin e vjetër të klasës së vjetër, duke mos pranuar humbjen dhe mos marrë asnjë përgjegjësi, për këtë katandisje historike që i ka bërë opozitës dhe Partisë Demokratike.

Dhe është në hallin dhe të drejtën e tij, sepse është i dënuar që të vazhdojë luftën për “kartolinën familjare”. Beteja e Sali Berishës nuk ka qenë asnjë sekondë kundër Edi Ramës, por kundër SHBA që e damkosi në ballë me të vërtetën e tij fatale, të cilën nuk ka Ramë dhe “dumbabistë” që t`ja amnistojë.

Që ajo “kartolinë” të qëndronte pa njolla, pa damkë dhe të mos ekzaminohej nga prokurorët e SPAK, Sali Berisha, për një vit e gjysmë ju fut me buldozer dhe me makinën e fekaleve Partisë Demokratike.

Ai nuk rreshti duke hedhur baltë dhe ligësi ndaj Lulzim Bashës, vetëm e vetëm, pse ai shpalli fundin e berishizmit si model autokrat dhe korruptiv në PD dhe planifikoj shndërrimin e kësaj partie në thellësisht demokratike-euroatlantike, në funksion dhe në shërbim të shqiptarë dhe të demokratëve dhe jo të “kartolinës familjare”.  

Për të mbajtur të paprekur “kartolinën”, i hapi luftë SHBA. Pastaj në shenjë hakmarrje, tentoj që të eliminojë aleaten e tyre strategjike, PD-në, Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeajn dhe mijëra demokratë që janë të kthjellët, se cili është krahu i duhur i historisë për partinë dhe për Shqipërinë.

Në këtë betejë për rehatinë e shtëpisë, Sali Berisha, grisi dhe zezoi “kartolinën PD” dhe u vendos në shërbim të Edi Ramës. U bë vegël e tij dhe madje edhe Ilir Metajt, të cilin e urrejnë 99% e shqiptarëve.

Për atë “kartolinë familjare” Sali Berisha nuk kurseu dhe nuk tregoj një fije mëshirë as për familjet e Bashës, Alibeajt, Bardhit, Bejkos, Kapllanajt, të deputetëve që nuk ju bindën, si dhe të mijëra e mijëra demokratëve të cilët e refuzuan.

Balta, ligësia, shpifjet që ai, mediet e tij dhe ushtria barbare në rrjetet sociale hodhën pa pushim, nuk ishte parë që në kohët e mesjetës së errët kur gjuetia e “shtrigave” ishte në modë.  

Për atë “kartolinë” Sali Berisha shiti te Edi Rama Shkodrën që kishte qëndruar besnike e PD-së, edhe duke derdhur gjak dhe lënguar në varfërinë që e linte Edi Rama për presion.

Për atë Familje, që na rezulton e vetmja “me gjak blu” në Shqipëri, Sali Berisha i dorëzoi Edi Ramës Tropojën ku Ilir Metaj, (sot ortak), kur ishte kryeministër socialist, derdhi gjak protestuesish demokratë!

Shiti Devollin që kishte 32 vite që votonte vetëm PD-në. Shiti Kavajën, Kamzën, Vorën, Elbasanin, Durrësin dhe gjithë Shqipërinë.

Mbi të gjitha shiti opozitën dhe Shqipërinë te një i super-korruptuar si Edi Rama dhe qeverisja e tij, të cilit i blindoj edhe me më shumë pushtet pas këtyre zgjedhjeve.

I dorëzoi shqiptarët dhe demokratët në duart e një pushteti që vetëm i varfëron dhe i përzë nga atdheu, por ai as skuqet as zverdhet dhe as shfaq ndonjë fije reflektim.

Tani edhe pse shqiptarët e poshtëruan, me ata pak dhëmbë dhe kthetra grabitqari që i kanë mbetur, ka vendosur ti shërbejë deri në fund Edi Ramës dhe të vazhdojë të kafshojë dhe të gjakosë Partinë Demokratike dhe opozitën e re që po vjen.

Zoti e mëshiroftë, sepse e katandisi veten që sa herë u zë demokratëve emrin e tij në gojë, ose ulin kokën nga turpi, ose kruhen, ose u vjen për të vjellë nga neveria!

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eli: 16/05/2023 09:24

    Kjo eshte vertet gjysem e sakte.E merr dhe i hyn Saliut me te drejte mbare e prape dhe nuk ngurron qe te quaje Ramen si super te korruptuar!!!Shqiperia ashtu sic duhet te shpetoje nga Saliu edhe Iliri duhet te shpetoje edhe nga kjo mendesi qe per fat te keq shperhapet nga njerez qe kane akses ne te gjitha llojet e mediave.Nuk flitet e mendohet keshtu!Edi Rama qe e derrmoi opoziten me besimin qe i dhane njerezit,qe ka ngritur mardhenie te shkelqyera me perendimin,me ata te cilet i njohin me rrenje e dhemballe te korruptuarit ne Shqiperi,na dilka sipas teje i super korruptuar.Kujt i sherben kjo?!Shoqerise,vendit sigurisht qe jo.Keta qe bejne analiza politike dhe qe hiqen si te pandikuar,jane realisht shume me te rrezikshem se sa ata te deklaruarit qe bejne potere me ze te larte.Nqs ke ndonje fakt per korrupsion per Ramen thuaje se na ndihmon,perndryeshe mos shkruaj qesim sic te vjen per mbare,se behesh i pabesueshem.

    Përgjigju
  • Tirana: 15/05/2023 18:26

    Shume mire qe demaskon Berishen, shume mire qe mbron PD si parti, por ketu nuk ka fsj Rama dhe as korrupsioni i mazhorances. Mos kerkoni pergjegjesine te Rama, sepse ai ben politike per te mbajtur pushtetin dhe kjo eshte normale ne politike. Persa i takon korrupsinit, SHBA ka damkosur Berishen dhe mban si aleat Ramen, prs e kane bere ata vleresimin. Ju demokratet, duhet te shkateroni berishizmin si pjese qe ju ka mare frymrn dhe pastaj beni gare me Ramen. Beni analiza korekte dhe duke vleresuar pergjegjesite te vetja. Keni mbi 30 vite qe ju terheq zvare nje kriminel si Berisha dhe kerkoni te gjeni fsjin edhe te Rama. Kjo nuk r ndijmon rimekembjen e PD dhe opoziten, pa te cilrn demokracia nuk funksionon dhe Rama do kaloje nr autoritarizem e behet rezik per demokrscine. Nje opozite me Berishen kurre nuk vjen nr pushtet

    Përgjigju
  • Çeço me bixhak: 15/05/2023 17:46

    O kam thene une: Berisha duhet rjepur i gjalle me bixhak ti hidhet kripe gjelle ne trup, kjo i ben derman.

    Përgjigju
  • Adrian: 15/05/2023 16:39

    Analize gjysem e sakte.

    Përgjigju
    • astriti: 15/05/2023 16:59

      Analize shume e sakte

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë