'Nevoja për një 22 mars të dytë është një domosdoshmëri!' Basha kujton fitoren e parë të PD-së 32 vite më parë

'Nevoja për një 22 mars të dytë është një domosdoshmëri!' Basha kujton fitoren e parë të PD-së 32 vite më parë

Mitingu pas fitores se PD

Kryetari i PD, Lulzim Basha, përkujtoi përmes një postimi në Facebook “22 marsin”, fitoren e parë të PD, pas rënies së diktaturës.

Basha thotë se vendi ka nevojë për një “22 mars” të dytë dhe garanton se PD do ndezë shpresën tek shqiptarët.

Kreu i PD thekson se sfida më e madhe e Partisë Demokratike sot është rikthimi i shpresës, ku idealizmi dhe entuziazmi i atyre viteve ka nevojë të rindizet edhe një herë.

"Nevoja për një “22 mars” të dytë është një domosdoshmëri që na motivon për të rikthyer entuziazmin e fillimeve dhe na shtyn për një fitore të PD-së me të gjithë popullin shqiptar.

32 vite më parë, Partia Demokratike e Shqipërisë arriti fitoren më të madhe në historinë e pluralizmit shqiptar.

Me SHBA-të në krah dhe me nevojën dhe dëshirën e popullit për t’u shkëputur nga e kaluara, ajo arriti të bëhet promotor i ndryshimit dhe mekanizëm i aspiratave të njerëzve.

Përtej kësaj fitoreje, arritjet më të mëdha të viteve të pluralizmit mbajnë firmën e PD-së, por, njëkohësisht, vlen reflektimi se historia është aty për të na dëshmuar dhe për të na gjykuar për ato që nuk u bën mirë, për ato që u bën keq dhe për të tjera që do duheshin të bëheshin ndryshe.

Ndaj sot sfida më e madhe e Partisë Demokratike të Shqipërisë ngelet rikthimi i besimit dhe shpresës së fillimeve, ku idealizmi dhe entuziazmi i atyre viteve ka nevojë të rindizet edhe një herë. Kjo është beteja jonë dhe arsyeja për të cilën do punojmë dhe po punojmë përditë.

Ëndrra e shqiptarëve për Liri dhe Demokraci ngelet më aktuale se kurrë!

Vetëm një PD për njerëzit dhe me njerëzit mund ta bëjë ëndrrën e tyre realitet" shkruan Basha.  

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë