NJU JORK- Policia në SHBA, ka arrestuar një emigrant kinez pasi goditi për vdekje me thikë 4 fëmijë dhe një grua në New York.

Vrasjet ndodhën në një apartament në Sunset Park të Brooklyn dhe deri më tani, policia nuk ka zbardhur motivin e këtij krimi.

Policia identifikoi viktimat Qiao Zhen Li, 37 vjeç; Linda Zhuo, 9 vjeç; Amy Zhuo, 7 vjeç; Kevin Zhuo, 5 vjeç and William Zhuo, 1 vjeç.

25-vjeçari i quajtur Ming Don Chen është kushëriri i babait të fëmijëve të vrarë. Ai kishte rreth një javë që jetonte në shtëpinë e tyre.

Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)