New York Times: Boeing ukrainas në Iran u qëllua jo nga një, por nga dy raketa brenda 30 sekondave (VIDEO)

'Boeing' ukrainas i qëlluar gabimisht nga forcat iraniane mbi qiellin e Teheranit u godit jo nga një, por nga dy raketa.

Kjo është demonstruar nga pamjet ekskluzive të marra dhe verifikuara nga 'New York Times'.

Dy raketat u shkrepën në një distancë prej 30 sekondash nga njëra-tjetra.

Raketat, raporton New York Times, u hodhën nga një bazë iraniane rreth 12 kilometra larg aeroplanit.

Videoja e re shpjegon gjithashtu pse transponderi i avionit, instrumenti elektronik që merr dhe dërgon sinjale radio, ndaloi së punuari përpara se të goditej nga raketa e dytë.

E ndërsa Teherani zyrtar dje deklaroi se ka kryer arrestimet e para të personave përgjegjës për rrëzimin e avionit, është arrestuar edhe autori i videos që qarkulloi në mediat sociale në të cilën tregohet goditja e Boeing nga një prej raketave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja