19-vjeçarja e shpërfytyruar si pasojë e një sulmi me acid është shfaqur e buzëqeshur në tapetin e kuq duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Quereshi ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe ka humbur njërin sy dy vite më parë, pasi u sulmua me acid sulfurik nga ish-kunari i saj dhe burra të tjerë.
Ajo nuk e kishte menduar kurrë se do të udhëtonte jashtë vendit, aq më tepër të sfilonte në New York. Pasi iu nënshtrua një sërë operacioneve kirurgjikale dhe tentoi të vetëvritej disa herë, e reja u takua me themeluesin e grupit “Bëj dashuri, jo shenja”, që ndihmon të mbijetuarit e krimeve me sfond gjinor.
19-vjeçarja është imazhi i fushatës online të grupit, që ka marrë mbi 1.3 milionë klikime.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com