CORTLAND – Fati jo rrallë herë vendos të tregojë ironinë e tij me njerëzit. Kështu ndodhi edhe me 21 vjecarin shqiptar Valon Rraci. Zemra e tij është shuar mbrëmjen e djeshme pas aksidentit fatal, në të njëjtën rrugë në New York, ku katër vjet më parë ai i shpëtoi jetën dy studenteve, që atë ditë u përplasën me makinën e tyre.
Mediat amerikane raportuan sot se Valoni vdiq në spitalin Westchester Medical Center në Valhalla, ku u dërgua i plagosur rëndë. Bashkë me të janë aksidentuar edhe dy shokët që udhëtonin me të, 18-vjeçarët Vincent McMorroë dhe Albert Tapia, gjithashtu, edhe ata banorë të të njëjtës lagje Cortlandt. Mjekët thonë se gjendja e tyre paraqitet e rëndë. Rraci prej vitesh kishte emigruar nga Kosova drejt SHBA bashkë me familjen e tij.

4 VJET MË PARË
Në tetorin e vitit 2008, Valon Rraci u bë i njohur për mediat amerika falë gjestit të tij të madh. U shpëtoi jetën dy shoqeve të tij të klasës, pasi makina ku ata udhëtonin u përplas në të njëjtën rrugë Croton Avenu, ku ndodhi edhe aksidenti ditën e hënë.
Valoni, një studentë i shkëlqyer në Shkollën Walter Panas High School udhëtonte, 4 vjet më parë bashkë me shokun e tij Shane Welles, kur makina pas tyre, një Jeep që drejtohej nga një adoleshente ishte përplasur me betonin e rrugës. Kur policia arriti, dy djemtë Rraci dhe shoku i tij kishin ndihmuar dy vajzat duke i nxjerr nga makina që u përmbys. Vajzat qenë trajtuar në Hudson Valley Center Hospital, dhe u nxorën një ditë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore.

(aq/shqiptarja.com)