New York/E humbur që prej 2019-tës, vogëlushja 4- vjeçare gjendet e gjallë! Prindërit e kishin fshehur në bodrumin e shtëpisë

New York/E humbur që prej 2019-tës, vogëlushja 4- vjeçare gjendet e gjallë! Prindërit e kishin fshehur në bodrumin e shtëpisë

Paislee Shultis, vogëlushja 4- vjeçare e humbur që prej 2019

NEW YORK- Një vogëlushe 4-vjeçare e cila ishte rrëmbyer nga prindërit e saj në korrik të 2019 pasi kishin humbur kujdestarinë, u gjet gjallë në shtëpinë e tyre e fshehur në një dhomë të improvizuar poshtë shkallëve.

Paislee Shultis u rrëmbye në vitin 2019 kur ishte 4 vjeç nga shtëpia e kujdestarit të saj ligjor në Cayuga Heights të New York. Më herët gjatë këtij viti, ajo ishte hequr nga kujdestaria e prindërve të saj biologjikë, Kim Cooper dhe Kirk Cultis.

Këtë të hënë policia e Saugerties mori disa të dhëna të besueshme se vajza e vogël ndodhej me prindërit e saj. Ata shkuan për verifikim edhe pas kontrolleve gjetën vajzën të fshehur në dhomën e improvizuar poshtë shkallëve dhe për këtë arsye arrestuan Kim Cooper dhe Kirk Cultis dhe babain e këtij të fundit.

Shultis dhe Cooper u gjetën të fshehur në një dhomë të errët dhe të lagësht pasi oficerët hoqën dërrasat e shkallëve. Vajza u dërgua në spital për ekzaminim dhe u konstatua se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Më vonë ajo u lirua dhe u bashkua me motrën e saj më të madhe.

Pamje nga dhoma e improvizuar e vogëlushes

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës