Të mërkurën në mbrëmje Newcastle humbi 0-1 kundër Borussia Dortmund, me ndeshjen që vlente për grupin F të Champions League. Goli i Nmecha në minutën e 45 i dha tri pikë verdhezinjve, me gjermanët që nuk dolën pa gjobë nga "Saint James Park".
Humbja e dhimbshme ishte një nga arsyet që pas takimit u aktivizua edhe shërbimi i sigurisë në afërsi të stadiumit. Autoritetet kompetente kanë zbuluar autobusin e klubit gjerman të parkuar në mënyrë të parregullt dhe menjëherë kanë vendosur gjobë.
Anglezët mund të ngushëllohen nga fakti që Borussia mori një gjobë prej 50 paundësh. Që goditja në arkën e klubit të mos jetë shumë e dhimbshme, dënimi do të jetë sa gjysma e shumës nëse gjermanët paguajnë brenda katër ditëve të ardhshme.
Zyra e qytetit konfirmoi se lajmi ishte i vërtetë, teksa shtoi me shaka se shpresonin që moti i keq i ishullit dhe bileta e gabuar e parkimit të mos prishte festimet e delegacionit të Borussia-s pas fitores. Në të njëjtën kohë, nuk munguan edhe batutat se klubi pret një masë të ngjashme nga gjermanët tashmë më 7 nëntor, kur të njëjtët rivalë luajnë një ndeshje kthimi në Dortmund.