Nga 1 janari i vitit 2013 revista e famshme do ti mungojë tregut duke u zhvendosur vetëm në versionin online.
Pas shumë thashethemeve që qarkullonin ditët e fundit, një vendim të tillë e ka konfirmuar zyrtarisht Tina Brown, kryeredaktore dhe themeluese e “The Newsweek Daily Beast Co.” .
Edicioni i fundit i shtypur i “Newsweek” do të dalë në shitje më 31 dhjetor të këtij viti.
Brown tha se do të ketë edhe shkurtim të stafit, por nuk dha hollësi specifike se sa njerëz mund t’i humbin vendet e tyre të punës nga kjo lëvizje surprizë.
Nga viti i ardhshëm “Newsweek” mund të lexohet vetëm me parapagesë në versionin online. "Newsweek" u bashkua para dy vjetëve me grupin e lajmeve “Daily Beast”.
(d.b/shqiptarja.com)