"Natyra e vështirë e mosmarrëveshjes, që zgjat prej dekadash në Ballkan, po detyron ligjvënësit të marrin në konsideratë zgjidhje që komuniteti ndërkombëtar i ka shmangur prej kohësh". Kështu e fillon shkrimin e saj “Newsweek”, që nënvizon se Serbia ka punuar në heshtje për një shkëmbim territoresh me Kosovën, e duket se propozimi nuk është i varrosur. Kjo do të bënte që pjesë të Veriut të Kosovës të këmbeheshin për një copë të Serbisë Jugore.
Ripërcaktimi i kufijve mund të hapë rrugën që Serbia të njohë Pavarësinë e Kosovës, gjë që do t’i çonte të dyja vendet më afër qëllimit të tyre për t’iu bashkuar BE-së. Qëndrimi i presidentëve Vuçiç dhe Thaçi, tashmë është i ditur, ndërkohë që SHBA dhe BE deri më tani janë shprehur kundër rishikimit të kufijve, që do të ndanin komunitetet etnike.
“Është si të hapësh ‘kutinë e pandorës’ për precedentë të rrezikshme për vende si Ukraina, etj.”, thotë Ricard Kramer, ekspert në Institutin e Kërkimeve për Politikat e Huaja në SHBA.
Disa analistë argumentojnë se, një shkëmbim territoresh do të ketë pasoja në të gjithë rajonin, me Bosnje-Hercegovinën më të rrezikuarën. Edhe Kisha Ortodokse serbe e kundërshton idenë, pasi pjesa më e madhe e trashëgimisë së saj kulturore është e përhapur nëpër Kosovë, e çdo vendim që do të çonte në njohjen e Kosovës nuk është i pranueshëm për të.
Por, ideja po bëhet gjithnjë e më e pranueshme në qarqet politike në Uashington, e madje edhe mes disa politikanëve në Prishtinë. Sir Ivor Roberts, ish-ambasador britanik në Jugosllavi, ka argumentuar publikisht se një shkëmbim territoresh do të ishte e vetmja mënyrë për të bindur Serbinë të njohë Kosovën.
Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu është përgjigjur kërkesave për koment për këtë propozim. Deri më tani, SHBA ka kundërshtuar ndarjen, por disa analistë thonë se kjo po ndryshon nën administratën e presidentit Trump. Në një intervistë dhënë në korrik, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie refuzoi të përjashtonte mundësinë, që Uashingtoni mund të mbështeste ndarjen e Kosovës.
-
ARBERI nuk eshte ashtu si thua ti per te vetmen arsye sepse une kam pasur vllain ne shefi e nuk kam mundur me u marr vesh me te,dhe i kam shitur shtepin pothuaj se fal,kurse me serbin shqiptari historikisht nuk ka pasur gje te mire pervec luftrash.une respektoj vendimin e presidenti Hashim respekt.
Përgjigju -
Une mendoj se Hashimi eshte nje presid.moderne per rishikimin e kufirit me serbin duhet sepse kur eshte djalli ne shefi duhet bere leshim nse edhe me dem eshte,
Përgjigju -
Hashimoviqi jo që duhet larguar nga negociatat me serbin por, ky duhet larguar nga Posti i presidentit urgjent dhe drejt e në Burg !!! Ky është tradhëtar i kombit ...!!!
Përgjigju









Komente
Komento