Një avion i dytë luftarak amerikan u rrëzua sot në rajonin e Gjirit Persik, raportoi New York Times.

Media amerikane, duke cituar dy zyrtarë amerikanë bënë të ditur se piloti u shpëtua në mënyrë të sigurt.

Avioni sulmues, i identifikuar si një A-10 Warthog, u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit, raportoi New York Times, pothuajse në të njëjtën kohë kur një avion F-15E i Forcave Ajrore Amerikane u rrëzua mbi Iran.

Informacionet e New York Times u bazuan në ato që deklaruan zyrtarët, duke dhënë detaje të pakta rreth incidentit, përfshirë se si dhe ku ndodhi.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Mediat: Rrëzohet në Iran avioni luftarak amerikan F-15, shpëtohet njëri prej pilotëve! Gjatë kërkimeve u godit dhe një helikopter! Një avion i dytë ra pranë Ngushticës së Hormuzit