Nexhat Daci, anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave

/ATSH/.- Shërbimi profesional i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës njofton seAkademia e Shkencave dhe e Arteve e Evropës (ASAE), me seli në Salcburg të Austrisë, ka konfirmuar këto ditë zgjedhjen në radhët e saj të akademik Nexhat Dacit.

KosovaPress bëri të ditur se në adresë të Akademisë dhe të akademikut Daci, ekspert i njohur në fushën e shkencave kimike, anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ka ardhur letra zyrtare me të cilën njoftohen se është zgjedhur anëtar i rregullt i kësaj Akademie në mbledhjen e Komitetit të Nominimit.
Mbledhja është mbajtur në nëntor të këtij viti. Inaugurimi solemn i Akademik Nexhat Dacit do të bëhet në Asamblenë e Përgjithshme, që do të mbahet më 8 mars 2015, në Salcburg. Me këtë dëshmohen edhe një herë meritat që u bëhen shkencëtarëve nga Kosova në suaza ndërkombëtare.

Anëtarë të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës janë anëtarët e saj Rexhep Ismajli, Hivzi Islami, Edi Shukriu dhe anëtari i jashtëm Muhamedin Kullashi.

Sipas shërbimit profesional të ASHAK-ut, anëtari i parë i kësaj Akademie ishte i ndjeri akademik, Gazmend Zajmi

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë