Neymar humb Botërorin, nëse do
goditej 2.5 cm lart do të paralizohej

Asi i Brazilit, Neymar i ka dhënë fund aventurës së tij në Botërorin që po zhvillohet në shtëpinë e tyre. Dëmtimi i pësuar në ndeshjen e djeshme ndaj Kolumbisë i ka kushtuar rëndë lojtarit dhe sulmuesit kryesor të Seleçaos, madje Neymar ka qenë fatlum pasi nëse dëmtimi do ishte 2.5 cm më lart ai do mbetej i paralizuar. 

Superylli brazilian, Neymar, mund ta konsideroj veten e tij tejet me fat, përkundër lëndimit që mori nga Juan Zuniga. Siç njoftojnë mediat braziliane, lojtari i Barcelonës mori një lëndim të rëndë pas goditjes nga Zuniga, por ai mund të rezultonte edhe më i rëndë.

Nëse Zuniga do ta godiste Neymarin vetëm 2.5 centimetra më lart, atëherë Neymar do të rrezikonte të mbetej i paralizuar dhe të humbiste jo vetëm këtë Botëror.

Ndërkohë doktori i ekipit të Brazilit Rodrigo Lasmar konfirmoi se Neymar nuk do të jetë në dispozicion të skudrës kombëtare të vendit të tij për ndeshjet e mbetura.

“Fatkeqësisht ai nuk do të jetë në ndeshjet e mbetura të Kupës së Botës. Nuk është dëmtim që do të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale, por do t’i duhen disa javë që të riaftësohet.” tha doktori i Seleçaos.

neymar

Edhe trajneri i Brazilit Luiz Felipe Scolari u shpreh i indinjuar për mungesën e ylli të tij në ekip.

“Ka 3 ndeshje që ankohem se ndërhyrjet ndaj Neymar janë të rënda.” tha Scolari.

Ylli i Brazilit Neymar, u dëmtua mbrëmë gjatë një përplasje me kolumbianin Zuniga. Mjekët parashikojnë që ai të mbetet jashtë kompeticioneve për të paktën një muaj. Neymar është golashënuesi më i mirë për Brazilin në këtë Kupë Bote ku ka shënuar 4 gola në 5 takime të luajtura.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë

Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë