Neymar i pamëshirshëm, tallet me
foton e Rabiot e Kurzawas: 4+2=6

Neymar i pamëshirshëm, tallet me<br />foton e Rabiot e Kurzawas: 4+2=6
Ylli i ndeshjes ishte, veç të tjerëve, edhe Neymar, autor i golit të katërt dhe të pestë për Barçën. Një ndeshje që ka hyrë tashmë në histori. Gëzimi i brazilianit është materializuar edhe në një tentativë hakmerrjeje ndaj futbollistit të PSG-së, Adrien Rabiot.

Ky i fundit, pas fitores në ndeshjen e parë, në Paris, kishte postuar një foto në Instagram, ku shfaqej në dhomat e zhveshjes duke treguar me dorën e tij katër golat e shënuar ndaj Barcelonës.

Pra, pas përmbysjes së madhe në “Camp Nou”, Neymar ka marrë të njëjtën foto, me të cilën ka qeshur. Ai ka dashur të thotë se fotografia në fjalë e kishte një kuptim pararendës për mënyrën se si gjërat shkuan në ndeshjen e dytë.

sc2
   (Postimi i Neymar në faqen e tij të Instagram)

Përveç Rabiot, që me gishtat e dorës tregon katër gola, në fakt, në fotografi shihet edhe layvin Kurzawa, që bën shenjën e fitores me dorën e djathtë. Rastësisht 4+2=6, ashtu si goleada e Barçës për të shkuar në çerekfinale të Champions-it. Me pak fjalë me këtë foto, Neymar i kthen reston kundërshtarit të tij, Adrien Rabiot.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin