Neymar lë fushën i dëmtuar,
ja çfarë vendimi merr klubi

Neymar lë fushën i dëmtuar,<br />ja çfarë vendimi merr klubi<br>
Të dielën në mbrëmje PSG mposhti me rezultatin 3-0 Marseillen, por fitorja ishte me një kosto shumë të rëndë, pasi Neymar la fushën i dëmtuar.

Ashtu siç ishte bërë e ditur nga klubi dhe babai-menaxher i brazilianit, shkalla e dëmtimit dhe data e rikthimit të brazilianit në fushë, do të vendosej nga mjekët e kombëtares së Brazilit.

Dhe kështu ka ndodhur, pasi sot Neymar është vizituar nga mjekët e kombëtares dhe në bashkëpunim me ata të PSG-së, kanë marrë një vendim, të cilin e ka bërë të ditur vetë klubi francez në një komunikatë.

“Pasi kemi verifikuar shkallën e dëmtimit të Neymar, kemi vendosur së bashku me mjekët e kombëtares braziliane, por edhe me vetë lojtarin, që ai t’i nënshtrohet një operacioni. Ndërhyrja kirurgjikale do të kryhet në Brazil, në fundjavë, nga DR. Rodrigo Lasmar, i asistuar nga Dr. Salliant, i klubit tonë”, thuhej në komunikatën e PSG-së.

Ndonëse nuk thuhet asgjë në lidhje me datën e rikthimit, tashmë ajo që është e sigurt, është se Neymar nuk do të jetë i pranishëm në sfidën ndaj Realit, më 6 Mars, pasi në këtë periudhë do të jetë në Brazil.

Paraprakisht thuhet se Neymar do të përballet me një mungesë rreth dy-mujore, ndërsa synimi është që të rikthehet në maksimum për Botërorin ‘Rusi 2018’.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron