Paris SG sipas të gjitha gjasave do të humbasë njërin prej ‘yjeve’ botëror si Neymar apo Mbappe gjatë merkatos së verës. Për futbollistët e Paris SG i interesuar është Reali i Madridit, që pritet të bëjë një mini-revulucion, duke afruar lojtarë klasi për shifra monstruoze.
Për momentin në Madrid janë ende të dyzuar se kë prej Neymar apo Mbappe të transferojnë në ‘Bernabeu’, por duke iu referuar deklaratave të trajnerit të Paris SG Tuchel, sezonin e ardhshëm njëri prej futbollistëve nuk do të jetë pjesë e klubit.
“Si trajner dua që ata të vazhdojnë me ne, por ky është futbolli, ne nuk jemi naivë. Nëse do largohen do përpiqemi të gjejmë zgjidhje për t’i zëvendësuar.”