Neymar rikthehet te Paris, por në Brazil zhduket intervista ku futbollisti zbulonte të ardhmen

Neymar rikthehet te Paris, por në Brazil zhduket intervista ku futbollisti zbulonte të ardhmen

Një javë pasi refuzoi t’i bashkohej ekipit në ditën e parë stërvitore për sezonin e ri Neymar është riktheyer në Francë. Sot futbollisti brazilian ka qenë në qendrën stërvitore të Paris SG ku fillimisht ka zhvilluar një takim prej 3 orësh me drejtorin sportive Leonardo, që sipas mediave në Francë ka qenë tepër i irrituar.

Neymar raportohet t’i ketë shprehur dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona, por nga ana tjetër ka hasur refuzimin kategorik të drejtorit. Ky i fundit i ka bërë të qartë futbollistit se të paktën edhe për këtë sezon nuk do të lëvizë nga kryeqyteti francz. Gjithsesi ky mendohet të jetë një takt për të vënë Barcelonë në lëvizje, që nga ana tjetër pret me këshëri zhvillimit e ngjarjeve në Paris.

Ndërkohë po sot raportohen lajmë të çuditshme nga Brazili për Neymar. “Uol Esporte” kishte njoftuar se sot do të publikonte një intervistë me Neymar, me këtë të fundit që do të zbulonte të reja mjaft të rëndësishme sa i takon të ardhmes. Por gjithsesi kjo nuk do të ndodhë të pakten për sot. Arsye është se karta me të cilën është rregjistruar intervista është vjedhur. Ky ka qenë informacioni i dhënë nga gazetari Paulo Vergueiro, i cili qartëson se dikush i ka marrë nga bagazhi i makinës kartën në fjalë.

Gjithsesi intervista mund të dalë në ditët në vijim, pasi sajti ‘Oh My Goal’ ka njoftuar në ‘tëitter’ se disponon të njëjtin material. Kjo pasi kamera e tyre kishte qenë e ndezur gjatë kohës kur gazetari i “Uol Esporte” kishte zhiruar intervistën.

Mbetet për t’u parë se si qëndron e vërteta, por zhdukja e intervistët nuk duket e rastësishme. Kujtojmë se një pjesë e saj ihste publikuar më parë dhe bëri jo pak përshtypje. Në të Neymar deklaronte se momenti më i mirë në karrierë kishte qenë kur kishte mposhtur 6-1 Paris SG me Barcelonën.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi

Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi