Luis Hamilton fitoi trofeun e katërt në Formula 1, këtë e arriti duke u renditur i nënti në garën e Meksikës, pikë të cilat i mjaftonin për tu shpallur kampion duke marrë parasysh edhe renditjen në vendin e katërt të gjermanit të Ferrari, Sebastian Vettel.
/Shqiptarja.com
Menjëherë pas finishit të garës urimet kane qenë të shumta nga skuderia për Hamilton, por një zë që emocionoi britanikun ishte futbollisti brazilian i PSG, Neymar.
Neymar dhe Hamilton janë shokë të ngushtë, fakt që e kanë treguar edhe vetë nëpërmjet shoqërimeve që i bëjnë njëri-tjetrit.
Neymar kishte udhëtuar nga Franca për në Meksikë enkas për të parë trimufin e mikut të tij dhe për ta uruar nga afër.
[gallery]24469[/gallery]
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

FOTO








