Ngërçi,Jahjaga takon liderët politikë 
"Marrëveshje ose zgjedhje të reja!"

Ngërçi,Jahjaga takon liderët politikë <br />"Marrëveshje ose zgjedhje të reja!"
Presidentja kosovare Atifete Jahjaga është munduar sërish të krijojë një rrugë për të gjetur zgjidhje për krizën politike. Ajo ka zhvilluar takime me krerët e partivë politike.
 
Njoftimi i Presidencës së Kosovës

"Presidentja Jahjaga në biseda me liderët e partive politike parlamentare u ka bërë thirrje që të ecet më shpejt drejt ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme, për të mos e futur vendin në një krizë më të thellë.

Ajo përsëriti qëndrimin se zgjidhjet duhet të gjenden brenda kuadrit kushtetues dhe bazuar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe theksoi domosdoshmërinë që liderët, duke e vlerësuar seriozitetin e situatës në të cilën gjendet vendi, të ofrojnë zgjidhjet që çojnë drejt ndërtimit të institucioneve, duke kërkuar rrugë që shmangin përsëritjen e zgjedhjeve.

Presidentja Jahjaga theksoi se vonesa në ndërtimin e institucioneve të vendit po e rrezikon angazhimin dhe bashkëpunimin e Kosovës në proceset ndërkombëtare, posaçërisht në fushën e sigurisë dhe po e dëmton partneritetin e saj me faktorin ndërkombëtar në fusha të ndryshme. Kosova nuk mund të mbetet e izoluar për shkak të pamundësisë që të gjejë zgjidhje për institucionet e saj.

Ajo tha se gjetja e shpejtë e një emëruesi të përbashkët nga takimet do të mund të çonte drejt një takimi më të gjerë, të përbashkët, për ta përmbyllur gjithë procesin
".


LDK: Zgjedhjet nuk janë opsion

Anëtarja e kryesisë së kësaj partie Teuta Sahatqija, ka thënë se vendi nuk është në krizë. Sipas saj, nuk mund të konsiderohet krizë, për shkak se vendi e ka një shumicë parlamentare.

Sahatqija ka bërë të ditur se janë duke diskutuar për modalitetet që mund ta anashkalojnë këtë ngecje. Ajo ka thënë se është mirë të flitet për afate, por nuk ka treguar nëse presidentja u ka dhënë ndonjë afat për zgjidhjen e ngërçit.

Sahatqija, nuk i konsideron zgjedhjet si opsion, për shkak se ekziston shumica parlamentare, dhe rrjedhimisht sipas saj, vendi nuk është në krizë.

jahjaga
























Limaj: Zgjedhjet nuk i do askush

Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj tha se duhet të reflektojnë të gjithë duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shumicën parlamentare për të gjetur zgjidhjen.

I pyetur rreth afateve të presidentes, Limaj ka shtuar se Jahjaga nuk ka nevojë të jap afate, pasiqë janë duke punuar dhe konsultuar për ta gjetur zgjidhjen.

Ai tha se vendi nuk ka nevojë të shkoj në zgjedhje dhe se ato nuk i do askush.

jahjaga




















Kurti: Jahjaga tha ose marrëveshje, ose zgjedhje
 
Në takim me liderin e VV-së, Albin Kurti presidentja kosovare ka paraqitur propozimet e saj për daljen nga kriza. Kurti ka thënë se presidentja Jahjaga ka ofruar opsione për të dalë nga kriza që ka kapluar vendi.
 
Sipas tij opsioni i parë i presidentes Jahjaga është marrëveshja mes liderëve të partive politike, përderisa si opsion të dytë ajo ka përmendur shkuarjen në zgjedhje të reja. Kurti tha se partia e tij nuk është kundër zgjedhjeve, por se zgjedhjet nuk kanë bazë ligjore. 

jahjaga




















Thaçi: Zgjidhja e ngërcit në bazë të Kushtetutës

Më herët presidentja e Kosovës takoi kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi. Lideri i PDK-së tha se zgjidha e ngërçit do të jetë në bazë të Kushtetutës. Hashim Thaçi tha se zgjidha e ngërçit do të jetë në bazë të Kushtetutës dhe duke respektuar rezultatin e zgjedhjeve.

Thaçi edhe një herë theksoi se duhet një komunikim me partitë tjera derisa Presidentja një herë është vetëm duke i dëgjuar opinionet dhe sugjerimet e liderëve partiak.


jahjaga























Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari