Ngërçi për vizat, qeveria nuk ka
zgjidhje të re për demarkacionin

Ngërçi për vizat, qeveria nuk ka<br />zgjidhje të re për demarkacionin<br>
Qeveria është e vendosur që çështjen e demarkacionit me Malin e Zi ta dërgojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, nëse nuk arrin pajtimi me Malin e Zi për kthimin e procesit në pikën zero, shkruan sot Koha Ditore.

Por që kjo të ndodhë ekzekutivi duhet paraprakisht t’i japë epilog marrëveshjes në Kuvend dhe të bindet pala tjetër për zgjidhjen e kontestit në arbitrazh ndërkombëtar. Por vendimet e arbitrazhit jo çdoherë kanë gjetur zbatim.

Kroacia është duke refuzuar ta zbatojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, e cila i ka dhënë të drejtë Sllovenisë për një pjesë të kontestuar të kufirit. Megjithatë, në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se do ta pranojnë verdiktin e arbitrazhit çfarëdo që të vendoset. Opozita nuk e konsideron opsion të duhur dërgimin e demarkacionit në arbitrazh.

Kryeministri Ramush Haradinaj përmendi në fundjavë mundësinë që demarkacioni me Malin e Zi të përfundojë në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, me seli në Hagë. Muharrem Nitaj, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, ka thënë se ky opsion do të vijë në zbatim nëse Mali i Zi nuk ka vullnet që demarkacioni të zgjidhet midis palëve.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’