Ngërçi politik, PAN: Kuvendi
dhe qeveria, në fillim të shtatorit

Ngërçi politik, PAN: Kuvendi<br />dhe qeveria, në fillim të shtatorit
Zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti ka deklaruar se seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës do të mbahet në fillim të shtatorit ku do tw votohet edhe qeveria e re.
 
Kështu së paku kanë deklaruar përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët kanë bërë të ditur se në javën e parë të këtij muaji mund të votohet edhe Qeveria.
 
Por pavarësisht se Kadri Veseli, i nominuari i PAN-it për kryeparlamentar, nuk gëzon përkrahjen e dy blloqeve, “Vetëvendosjes” e LAA-së, zyrtarë të PAN-it kanë thënë se Veseli do të vazhdojë të jetë i nominuari i vetëm për pozitën e kryekuvendarit nga ky koalicion, shkruan sot Gazeta "Zëri".
 
Ndërkohë, përfaqësuesit e LVV-së e të LAA-së vazhdojnë të zotohen se nuk do ta votojnë në asnjë mënyrë Veselin.
 
Nga ana tjetër, kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, ka thënë se vazhdimin e seancës (për herë të shtatë) do ta thërrasë atëherë kur PAN-i të deklarohet i gatshëm për një gjë të tillë.
 
Ndryshe, sipas tij, nëse PAN-i nuk merr pjesë në seancë nuk ka pse të thirret fare ajo, meqë e drejta ekskluzive për postin e kryeparlamentarit i takon koalicionit fitues (PAN).


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre