Nga 1 janari, certifikatat e origjinës nga Doganat në mënyrë elektronike! Shtohen edhe 4 aplikacione të reja online

Nga 1 janari, certifikatat e origjinës nga Doganat në mënyrë elektronike! Shtohen edhe 4 aplikacione të reja online

Moment nga takimi, në Forumin Dogana-Biznes

Tiranë- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, së bashku me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, organizuan sot (9 Tetor) forumin “Dogana - Biznes me fokus lehtësimin e procedurave doganore dhe informatizimin e mëtejshëm të shërbimeve doganore”.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim me bizneset e kryeqytetit, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, deklaroi se nga 1 Janari i vitit të ardhshëm, do të hyjnë në fuqi rregullat e rishikuara të origjinës që do të lehtësojnë tregtinë nëpërmjet certifikatës elektronike të origjinës, duke ulur ndjeshëm kohën, por dhe kostot për bizneset.

“Shqipëria i ka ratifikuar rregullat e rishikuara të origjinës që do të hyjnë në fuqi më 1 Janar 2025, kur rregullat e origjinës së Konventës ekzistuese si edhe Rregullat Tranzitore të origjinës preferenciale që po zbatohen si rregulla alternative do të pushojnë së zbatuari,” u shpreh Gazheli. 

Kurse kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, deklaroi ndër të tjera se, marrëdhëniet e Administratës Doganore me biznesin aktualisht janë mjaft pozitive. 

“Këto 3 vitet e fundit, që nga takimi që kemi zhvilluar në DHTI-Tiranë, Dogana Shqiptare është e angazhuar dhe ka ndryshuar qasjen ndaj biznesit. Administrata Doganore po i shërben gjithnjë e më shumë biznesit, duke ofruar procedura doganore transparente dhe të parashikueshme, ku përveç realizimit të të ardhurave synon për të mbajtur një balancë mes lehtësimit të procedurave dhe kontrolleve doganore”, nënvizoi Jaka. 

Forumi Biznes-Dogana u vlerësua si një mundësi e mirë për të diskutuar mbi përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe raportet me shërbimet doganore drejt standarteve të BE-së. 

Së fundmi Administrata Doganore ka shtuar edhe 4 aplikacione të reja online, që biznesi mund t’i aksesojë në kohë reale nëpërmjet E-Albania, të cilat janë: Statusi i deklarimit të tranzitit të mallrave, Statusi i deklarimit doganor të mallrave, Statusi i Pagesave në doganë dhe Gjendja e llogarisë parapaguese në doganë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë