TIRANË- 31 dhjetori 2019 është afati i fundit kur do të lejohet regjistrimi, për herë të parë, i autoveturave të përdorura (me km) që kanë hyrë në vendin tonë dhe që janë me kategori mjedisore nën EURO 4! Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar të gjithë qytetarët që duke filluar nga 1 janari 2020, për autoveturat e përdorura lejohet regjistrimi për herë të parë vetëm nëse përmbushin kriterin mjedisor EURO 4 e lart! Ndërsa autoveturat e reja dhe mjetet e tjera kanë kritere të tjera, sic sanksion VKM 633 (e ndryshuar).
Ky vendim është marrë në tetor të vitit 2018 si një masë e nevojshme për të ndaluar ndotjen mjedisore nga makinat e pwrdorura dhe që nivelin e ndotjes e kanë më të lartë.
Ndërkohë sa i takon makinave me kilometrazh zero, ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6, të gjitha këto kritere që janë të parashikuara në VKM Nr. 633, dt. 26.10.2018.
Vendimi për të ndaluar importin e makinave të përdorura ishte parashikuar të hynte në fuqi në janar të këtij viti, por që u shty për në 1 janar 2020 për shkak se tregtarët e vegjël ngritën shqetësimin se shumë makina të blera kishin mbetur të bllokuara në pikat doganore, pwr shkak se nuk plotesonin kriterin euro .
Sipas të dhënave zyrtare të DPSHTRR-së, në 8 muaj kanë hyrë në vendin tonë 5.209 mjete me vit prodhimi mbi 2009 / Euro 4 e lart, ose 45% më shumë mjete më të reja, çka sjell ulje direkt të ndotjes së ajrit.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.8%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4903
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqiptarët 'dorëzojnë' makinat e vjetra, ndikuan automjetet e shumta të ardhura nga Koreja e Jugut
7 Janar, 21:28
-
Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze
29 Dhjetor 2024, 15:39
-
Aksident i frikshëm në Lushnjë, vetura del nga rruga, karambolohet me ‘Benz”-in dhe përfundojnë të dyja në lokal! Plagoset shoferi, rrëfimi i pronares: U shkatërrua gjithçka (VIDEO)
22 Tetor 2024, 08:31
-
VIDEO/ Flakët shkrumbojnë minifurgonin e peshkut në Sarandë, Policia nis hetimet! Dyshohet për shkëndijë elektrike, dëmtohet dhe një tjetër mjet
24 Shtator 2024, 09:43
-
Vodhën 3 makina, 4 të arrestuar në Durrës! Njërin nga mjetet e morën duke u prezantuar si punonjës parkimi
18 Gusht 2024, 11:19
-
Makina shpërthen në flakë gjatë ecjes, shpëtojnë për mrekulli 4 turistët në Berat, e kishin marrë me qira
6 Gusht 2024, 12:49
-
Ekspozita ‘Retro’ në Sarandë befason turistët! Njihuni me makinat unike që shenjuan historinë nga ‘Fiat Topolino’ tek ‘Ferrari’ (VIDEO)
8 Qershor 2024, 11:31
-
‘Vintage Bari’ në pazarin e Gjirokastrës! Parada e makinave retro tërheq vëmendjen e turistëve
4 Qershor 2024, 14:37
-
Shofer 'problematik,' sigurim më të lartë për makinën, tarifat e reja në korrik! AMF: Brenda vitit drafti për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet
15 Maj 2024, 20:25
-
‘Kodikët e Retros’, parada e makinave të vjetra në Berat
14 Maj 2024, 13:19
-
Autoriteti i Konkurrencës mbyll monitorimin e tregut të autoshkollave, nuk ka rritje të bashkërenduar çmimesh
23 Prill 2024, 07:36
-
Tatimet për Report Tv: Në 2025 nis hetimi i pasurisë për shoferët me makina luksoze! DPSHTRR: Në Shqipëri të regjistruara mbi 21 mijë mjete luksi
12 Mars 2024, 15:33