Nga 1 shkon 10 numri i komisioneve
për vlerësimin e invalidëve të punës

Nga 1 shkon 10 numri i komisioneve<br />për vlerësimin e invalidëve të punës
Për t'u dhënë fund zvarritjeve por edhe për të realizuar një proces sa më transparent dhe të shpejtë në kohë, qeveria në datën 10 qershor miratoi një vendim për shtimin e numrit të Komisioneve Eprore të Aftësisë për Punë nga 1 në 10, nga të cilat, 6 do të funksionojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për komisionimin e Invalidëve të Punës dhe 4 të tjera pranë Shërbimit Social Shtetëror për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Sot, ky vendim është zbatuar pas betimit të 40 mjekët dhe 20 juristët që do të përbëjnë 10 Komisionet Eprore të Caktimit të Aftësisë për Punë.
 
Ceremonia e betimit është bërë në ambientet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku i pranishëm përveç ministrit Blendi Klosi, ishin edhe ministrat Ilir Beqja, Shkëlqim Cani dhe Ylli Manjani, titullarët e institucioneve që kanë të bëjnë direkt me procesin e caktimit të aftësisë për punë.
 
Klosi theksoi se kjo ceremoni përbën një akt solemn që kurorëzon përmirësimet ligjore e nënligjore të miratuara, të cilat atribuojnë një nivel më të lartë profesional dhe ligjor, si struktura të specializuara, garantuese të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe invalidëve, por edhe mbrojtëse të sistemit nga abuzimet dhe shpërdorimet e fondeve publike.
 
“Përbërja e komisioneve me specialistët me tituj e grada shkencore, me eksperiencë mbi 10 vite në fushën e vet, me figurë të pastër morale, tregon vëmendjen e duhur dhe vlerësimin maksimal nga ana e qeverisë shqiptare për garantimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara”, - tha Klosi.

Redaksi Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve